Kërko

2019.06.16 Visita Pastorale a Camerino Centro Sportivo dell'Universita' 2019.06.16 Visita Pastorale a Camerino Centro Sportivo dell'Universita' 

Papa: Politikanët të dëshmojnë transparencën dhe ndershmërinë

Politikanët duhet të tregojnë një gatishmëri e “një frymë shërbimi, duke u përpjekur t’i dëshmojnë në mënyrë të paanshme dhe me një qëndrim propozues, ndërtues e pozitiv vlerat e transparencës dhe të ndershmërisë, në harmoni me ndjeshmëritë e kërkesat e ndryshme kulturore". Kështu pohon Papa në një mesazh dërguar këtyre ditëve kryeipeshkvit italian të Beneventos, Imzot Accrocca.

R.SH. - Vatikan

Politikanët duhet të tregojnë një gatishmëri e “një frymë shërbimi, duke u përpjekur t’i dëshmojnë në mënyrë të paanshme dhe me një qëndrim propozues, ndërtues e pozitiv vlerat e transparencës dhe të ndershmërisë, duke marrë parasysh edhe Doktrinën Sociale të Kishës katolike, në harmoni me ndjeshmëritë dhe kërkesat e ndryshme kulturore". Kështu shprehet,  mes tjerash, Papa Françesku në një mesazh dërguar këtyre ditëve kryeipeshkvit italian të Beneventos, Imzot Felice Accrocca, me rastin e Forumit të Drejtorëve Administrativ të rajonit italian Campania.

"Gjendja e pasigurt e shtresave më të dobëta të shoqërisë, kërkon nga të gjitha institucionet, bashkësitë kishtare, realitetet arsimore dhe asistenciale - një përpjekje të vazhdueshme për t’u përkulur mbi vështirësitë dhe vuajtjet e shumë vëllezërve dhe motrave tona, për t’u ofruar atyre gjeste konkrete të pjesëmarrjes e solidaritetit tonë. Uroj, prandaj e përfundon Papa mesazhin e shpallur sot nga Kryedioqeza e Beventos -, që të kushtoni të gjithë energjinë tuaj për t’u ridhënë shpresën njerëzve më të dobët dhe më nevojtarë për ndihmë, duke kontribuar, kështu, në ndërtimin e një shoqërie gjithnjë më mirëpritëse, vëllazërore dhe në respektin e dinjitetit njerëzor".

20 qershor 2019, 12:27