Kërko

 Papa në Sallën Pali VI Papa në Sallën Pali VI 

Papa u kujton shtegtarëve solemnitetin e Zemrës së Krishtit

Në përfundim të audiencës, Papa kujtoi, ndërmjet tjerash, Solemnitetin e Zemrës së Shenjtnueshme të Jezu Krishtit, që do të kremtohet të premten e ardhshme.

R. SH. - Vatikan

Duke përshëndetur shtegtarët e gjuhës spanjolle, Papa u kërkoi:

“T’i luten  Shpirtit Shenjt që bashkësitë tona të jenë mikpritëse e solidare, duke e jetuar liturgjinë si takim me Zotin e me vëllezërit. Dëshiroj të përshëndes - shtoi - meksikanët, që i mikpresin me dashuri migrantët”

Pastaj, duke iu drejtuar polakëve, kujtoi solemnitetin e së premtes së ardhshme, kushtuar Zemrës së Krishtit:

“Kjo festë, na kujton se Krishti është gjithnjë i gjallë; na do, na dhurohet të gjithëve si burim i mëshirës, i faljes, i rilindjes. Në Të mund të gjejmë paqen e shpirtit, tepër shpesh të trazuar nga paqartësitë, nga trishtimi, nga brerjet e mëkatit. T’ia ofrojmë Zemrës Hyjnore vetveten, gjithë jetën tonë, edhe kohën e pushimeve, që sapo kanë nisur. U uroj të gjithëve pushime të gëzuara verore!”.

Shtegtarëve italianë Papa u tha:

“Ju ftoj të gjithë ta shikoni këtë Zemër e t’i përngjani në ndjenjat më të vërteta! Lutuni për të gjithë meshtarët dhe për shërbesën time papnore, që çdo veprimtari baritore të ketë vulën e dashurisë për Krishtin e për çdo njeri”.

Para audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa përshëndeti të sëmurët, në Sallën Pali VI:

“Sot ju sollën këtu, sepse jashtë bën vapë e madhe… Këtu është më qetë, e ju mund ta ndiqni audiencën përmes ekranit. Do të jenë, kështu, dy bashkësi: ajo e Sheshit e ju, së bashku. Ju jeni të pranishëm në audiencë! Sigurisht do t’ju vendosin mirë, që të mund ta shikoni për së mbari ekranin. E tani po ju jap Bekimin tim, të gjithëve. Lutuni për mua. E, ditën e mirë!”.

Kujtojmë në përfundim, se në Vatikan vijon takimi i 30-të i gjashtë Kardinajve këshilltarë të Papës.

26 qershor 2019, 13:30