Kërko

  Papa dhe Kryepeshkopi Job, Në lutje, pranë Varrit të Shën Pjetrit Papa dhe Kryepeshkopi Job, Në lutje, pranë Varrit të Shën Pjetrit 

Françesku: në lutje me Kryepeshkopin ortodoks tek Varri i Shën Pjetrit

Në përfundim të Meshës, kremtuar me rastin e Solemnitetit të Shën Pjetrit e të Shën Palit, në Bazilikën e Vatikanit, Papa Françesku zbriti poshtë Altarit të Dëshmisë, ku u lut për bashkimin e të krishterëve, së bashku me Kryepeshkopin Job, të delegacionit dërguar nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të Meshës, kremtuar në Solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit, në Bazilikën e Vatikanit, Papa Françesku zbriti poshtë Altarit të Dëshmisë, së bashku me Kryepeshkopin Job, të delegacionit dërguar nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës, ku u ndalua për disa çaste në lutje, para varrit të Shën Pjetrit. Papa e Kryepeshkopi, para se të dilnin nga Bazilika, u ndaluan disa çaste para shtatores prej bronzi të Princit të Apostujve, veshur për festë me paramentet madhëshotore të Ipshkvit të Romës e,  sipas traditës, i puthën këmbën. Këmbë bronzi, e ngrënë nga miliona puthje të devoçme besimtarësh, që vizitojnë në shekuj Bazilikën e Popujve:

“Nuk mund ta kursejmë lodhjen në udhën drejt bashkimit të plotë ndërmjet besimtarëve, bashkim në të gjitha nivelet. Sepse së bashku, të pajtuar nga Zoti e të falur nga njëri-tjetrit, jemi të thirrur për të qenë dëshmitarët  Jezusit me jetën tonë”

Këtë kishte nënvizuar pak më përpara Papa, në Meshën e Solemnitetit  të Shën Pjetrit e Shën Palit në Bazilikën e Vatikanit, në të cilën, sipas traditës, ishte i pranishëm edhe një delgacion i Patriarkanës Ekumenike.

29 qershor 2019, 12:04