Në audiencën e përgjithshme, lajmëtarët e Paqes nga Hiroshima e Nagasaki Në audiencën e përgjithshme, lajmëtarët e Paqes nga Hiroshima e Nagasaki 

Papa në audiencë, përshëndet lajmëtarët e paqes të Hiroshimës e Nagasakit

Duke përshëndetur shtegtarët e gjuhës angleze, Papa iu drejtua në mënyrë të posaçme lajmëtarëve të Hiroshimës dhe Nagasakit, ardhur nga Japonia, si dhe fituesve të konkursit tradicional biblik në Tokën Shenjte.

R. SH. - Vatikan

Përshëndetje e veçantë, ajo e Papës drejtuar lajmëtarëve të paqes të Hiroshimës e Nagasakit, të cilët i përkujtojnë çdo vit, me mënyra e rrugë të ndryshme, ngjarjet e tmerrshme, sheshimin e dy qyteteve të tyre nga dy bomba atomike të shpërthyera mbi dy nga qytetet e tyre, më 6 e 9 gusht 1945. Prej këndej, shtegtimi te Papa e prania në audiencë, ku mblidhen njerëz nga të katër anët e botës. Për t’u kujtuar tmerret! Që tmerret të mos përsëriten! E të mbretërojë mbi botën mbarë ajo paqe, për të cilën Papa vijon t’i bëjë thirrje të vazhdueshme njerëzimit! Siç bëri edhe sot, duke i përshëndetur mysafirët e ardhur nga larg.

Ndërsa gjatë përshëndetjes në gjuhën italiane, Papa iu drejtua, ndërmjet tjerëve,  prindërve, që veprojnë në zonat e ndotura të Venetos dhe çifteve të dioqezës së Tivolit, shoqëruar nga ipeshkvi i tyre, imzot Mauro Parmegianni.

“Pasnesër do të kremtojmë kujtimin liturgjik të Shën Luigj Gonzagës, shembull i mrekullueshëm i përkorjes dhe i pastrisë ungjillore”, përfundoi Papa në përshëndetjen përfundimtare drejtuar të rinjve, pleqve të sëmurëve e bashkëshortëve të rinj”:

“Lutjuni t’ju ndihmojë të krijoni miqësi të ngushtë me Jezusin e t’ju bëjë të aftë ta përballoni me sukses jetën tuaj”.

19 qershor 2019, 16:33