Kërko

Françesku: Jeta është e shenjtë, sepse dhuratë e Zotit

Në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa Françesku nënvizoi se jeta duhet mbrojtur nga zënia, në fundin e natyrshëm.

R. SH. - Vatikan

Duke përshëndetur shtegtarët polakë, ardhur në Romë për audiencën e përgjithshme, Papa theksoi edhe një herë se jeta njerëzore duhet mbrojtur në të gjitha fazat e saj: nga  prehëri i nënës, deri në moshë të shtyrë, “kur shpesh nisin sëmundjet e vuajtjet”. Nuk mund të shkatërrohet! E aq më pak, të shndërrohet në objekt eksperimetimi ose konceptesh të rreme:

“Jeta është  e shenjtë - nënvizoi Papa - sepse, dhuratë e Zotit”.

Jeta duhet respektuar gjithnjë

Françesku kërkoi edhe “lutje, që jeta njerëzore të respektohet gjithnjë, duke dëshmuar, kështu, vlerat ungjillore, posaçërisht në gjirin e familjes”. Kujtojmë se të dielën e kaluar mijëra vetë morën pjesë, në qytete të ndryshme të Polonisë, në “Manifestimet për jetën”. Gjatë manifestimeve u kërkua, në mënyrë të posaçme, mospërfshirja e dokumentit për edukimin seksual ndër shkolla.

12 qershor 2019, 11:12