Cerca

Vatican News
 Videomesazhi i Papës Videomesazhi i Papës 

Papa Françesku: videomesazh Bashkësisë “Horizonte të Reja”, me rastin e 25-vjetorit

Ditën, kur kremtohen Rrëshajët, bashkësia Horizonte të Reja mbush 25 vjet jete e veprimtarie. Urimet e Papës!

R. SH. - Vatikan

Ditën kur kremtohen Rrëshajët, bashkësia Horizonte të Reja mbushi 25 vjet jete e veprimtarie. Përvjetor, që arriti kulmin me Videomesazhin e Papës. E vijoi me një mori veprimtarish formuese, me dëshmi e me lutje, së bashku me Chiara Amiranten.

“Të dashur djem e vajza - ishin fjalët e para që u drejtoi Papa. - Në përvjetorin tuaj dëshiroj të jem edhe unë i pranishëm mes jush. Njëzet e pesë vjet jete të një institucioni kërkojnë prej nesh kujtesë e premtim. Kujtojuni mirë ç’ka bërë Zoti në këtë institucion, por edhe e kryesisht, në jetët tuaja.

Nuk duhet ta humbisni kurrë kujtesën. Në kujtesë do të takoni Zotin: Atë që të gjeti në një vend të shkretë, vend tmerri, plot me ulërima qensh - e kjo është e bukur - të rrethoi, të përkujdesi, të ruajti si beben e syrit e të solli deri këtu, sot!(Lp 32,10)”.

E pastaj duhet të shikosh të ardhmen, sepse jeta nuk mbaron këtu! Asnjëri prej jush nuk lindi për t’u bërë “plakush” a “plakushe”, në kuptimin shpirtëror. Ndoshta shumë nga ju do të martohen, por duhet të jeni plot fryte e t’ia përçoni frytet tuaja edhe të tjerëve”.

Kujtesë, shpresë, fryte - këtë u kërkoi Papa anëtarëve  të Horizonteve të Reja përmes videomesazhit. Duke u uruar, në përfundim, shumë arritje të bukura në këtë përvjetor. E për të përfunduar me kërkesën tashmë tradicionale:

“Zoti ju bekoftë! Lutuni për mua se kam shumë nevojë. E mos e humbisni kurrë humorin! Mirupafshim!”.

Ky mesazhi i Papës, për këtë ditë të shënuar, që u pasurua me veprimtari nga më të ndryshmet: me rrëfime, dëshmi, drekë të përbashkët, për të përfunduar me kremtimin eukaristik, kryesuar nga kardinali Marc Oullet. Kremtimet kësaj dite festive përfunduan rreth orës 17.00. Pjesëmarrësit morën me vete, për të ardhmen, porositë e Papës: Kujtesë, shpresë, fryte!

07 qershor 2019, 15:59