Në një minut, udhëtimi apostolik i Papës në Rumani

Në këtë video, pamjet që karakterizuan çastet më të rëndësishme të udhëtimit apostolik të Papës Françesku në Rumani.

R.SH. - Vatikan

Në videon tonë prej 60 sekondash, pamjet e udhëtimit të 30-të apostolik të Papës Françesku, që kësaj radhe e çoi shtegtar në Rumani. Nga takimi me autoritetet, me patrikun Daniel dhe me Sinodin e Kishës ortodokse në Bukuresht, tek mesha në shenjtëroren Sumuleu Ciuc; nga takimi marian me rininë dhe familjet në Iasi, në Liturgjinë Hyjnore të Blaj-it, për lumnimin e shtatë ipeshkvijve greko-katolikë, martirë të regjimit komunist; së fundi, vizita e pasdites së djeshme në bashkësinë rom të Blaj-it. Papa Françesku u largua nga Romania me avion nga aeroporti i Sibiu e mbërriti në Romë-Ciampino, rreth orës 18.10 të ditës së djeshme.

03 qershor 2019, 11:02