Kërko

 Papa Françesku: procesioni i Corpus Domini Papa Françesku: procesioni i Corpus Domini 

Papa do ta kremtojë Corpus Domini në lagjen romake të Casal Bertone-s

Korpi i Krishtit të dielë, më 23 qershor, do të kremtohet në tremen e kishës së Shën Marisë Ngushëlluese e do të përfundojë me procesionin e të Shenjtnueshmit Sakrament nëpër rrugët e lagjes romake. Vitin e kaluar Françesku e pati kremtuar solemnitetin në një famulli të Ostias.

R. SH. - Vatikan

Të diel, 23 qershor, në Solemnitetin e Korpit dhe Gjakut të Krishtit, në orën 18.00, Papa Françesku do ta kremtojë Meshën Shenjte në tremen e kishës së Shën Marisë Ngushëlluese, në lagjen romake Casal Bertone. Drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti, shton se në përfundim të kremtimit eukaristik, do të vijojë,   në rrugët e lagjes, procesioni me të Shenjtnueshmin Sakrament, që do të përfundojë me bekimin eukaristik nga ana e Atit të Shenjtë.

Eukaristia: “prenotim, për në Parriz”

Ashtu si 50 vjet më parë Pali VI, Papa Françesku, vitin e kaluar deshi ta kremtojë në sheshin para famullisë së Shën Monikës, në Ostia, Meshën për Solemnitetin e Korpit të Krishtit. Gjatë homelisë, pati pohuar se  Eukaristia na bën që tani ta parashijojmë ardhmërinë pambarimisht më të bukur se çdo  shpresë. Jezusi na përgatit një vend prehjeje e një shujtë, pati nënvizuar akoma Papa, duke u mbështetur mbi fjalët e Ungjillit të Darkës së Mbrame. E na kujton të gjithëve se edhe ne duhet të përgatitemi. Për ta bërë këtë - vijoi - duhet të hyjmë në qytetet tona. E Ostia të kujton pikërisht termin “hyrje”. Prej këndej, ftesa e Papës për t’i hapur portat sepse, pati nënvizuar:

“Jezusi dëshiron t’i shembim muret e indiferencës e të heshtjes para krimeve, t’i copëtojmë hekurat e padrejtësisë e të prepotencës, t’i hapim udhët e drejtësisë, të dinjitetit e të ligjshmërisë”.

10 qershor 2019, 14:30