Kërko

 Papa drekon me të varfërit Papa drekon me të varfërit 

Papa: Patti Smith, faleminderit, Atë i Shenjtë, që kujdesesh për ne!

Këngëtarja amerikane, Patti Smith, e konsideron shërbesën e Papës Françesku “mënyra më e fisme e përpjekjes për t’i përngjarë Krishtit”.

R. SH. - Vatikan

Këngëtarja amerikane, Patti Smith, e konsideron shërbesën e Papës Françesku “mënyra më e fisme e përpjekjes për t’i përngjarë Krishtit”.

Në një intervistë dhënë gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”, ikona e rock-ut shprehet kështu:

 “Dëshiroj t’i them Papës faleminderit! E t’i dhuroj dashurinë time e lotët e mi. E falënderoj, sepse kujdeset për secilin prej nesh, siç duhet të bëjë çdo përfaqësues i institucioneve fetare, në ngjasim të Krishtit! Vigjilon, që manteli i bamirësisë së Shën Françeskut t’i dhurohet atyre, që kanë me të vërtetë nevojë. Që shtrijnë dorën rrugëve, për një thërrime ‘jete njerëzore’”.

 Mënyra më e fisme e mundshme, për të ecur në gjurmët e Krishtit, është t’i përngjasësh në çdo hap! Dëshiroj vetëm ta falënderoj - përfundon - do të jem gjithnjë përkrah Tij!”.

14 qershor 2019, 17:03