Në gjashtëdhjetë sekonda, dita e parë e Papës Françeskut në Rumani

Nga mbërritja në Bukuresht deri në kremtimin Eukaristik në Katedralen e Shën Jozefit.

R.SH. - Vatikan

Nga mbërritja në Bukuresht deri në kremtimin Eukaristik në Katedralen e Shën Jozefit.

Në fjalimin e parë, 31 maj, drejtuar Rumanisë, mbajtur në Pallatin presidencial Cotroneci, Papa foli për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, për solidaritetin e bamirësinë si dhe për sensibilizimin e të gjitha forcave shoqërore, civile e politike në shërbim të së mirës së përbashkët.

Pasditja e Papës në Bukuresht mё 31 maj: takimi me bashkësinë katolike rumune në Meshën, kremtuar në Katedralen e Shën Jozefit - ditën kur Kisha përkujton takimin e Marisë me Elizabetën – në të cilin buçet himni i shpresës, që madhëron Zotin! “Të jeni edhe ju nismëtarë të kulturës së takimit, që e përgënjeshtron indiferencën e përçarjen dhe i krijon kësaj toke kushtet t’i këndojë, me sa zë që ka, mëshirës dhe mrekullive të Zotit!”.

“Kujtimi i hapave të bëra së bashku na nxit të ecim drejt së ardhmes – natyrisht - me vetëdijen e dallimeve, por mbi të gjitha nën dikimin e hireve të një atmosfere familjare për t’u rizbuluar, me kujtesën e bashkimit për t’u gjallëruar, që si një llambë, të rrezatojë dritë mbi hapat e udhës sonë”. Kështu i tha dje Papa Sinodit Ortodoks Rumun, në takimin e parë të pasdites së 31 majit, gjatë udhëtimit të tij të 30-të apostolik.

01 qershor 2019, 09:47