Kërko

POPE-ROMANIA/ POPE-ROMANIA/ 

Dita dytë e Papës ne Rumani, sot në Transilvani, në shenjtëroren ‘hungareze’

Pastaj shkon në Moldavi ku do të takohet me të rinjtë dhe familjet

R.SH. - Vatikan

Dita e dytë e udhëtimit të Papёs Françeskut në Rumani. Sot Ati i Shenjtë largohet nga kryeqyteti Bukuresht për të shkuar në shenjtёroren e Zojёs sё Bekuar të Sumuleu Ciuc, në Transilvani, ku prania e katolikëve është më e madhe si dhe ajo e etnisë e gjuhës hungareze. Shenjtërorja e Virgjërës Mari në këtë vend është një cak shtegtimi edhe për besimtarët e Hungarisë fqinje dhe, nё mesin e besimtarëve do të jenë edhe shumë besimtarë e ipeshkvij nga Hungaria, e ndoshta edhe Presidenti Janos Ader.

Pas vizitës në shenjtёroren e Zojёs sё Bekuar të Sumuleu Ciuc, Papa Françesku do të shkojë në Iasi, qendra më e  rëndësishme e Moldavisë, si dhe një nga qytetet më të vjetra të  Rumanisë. Këtu, pas një vizite private në Katedralen e Shën Marisë Mbretëreshë, Papa do të shkojë në pallatin e Kulturës për t’i takuar të rinjtë dhe familjet. Në mbrëmje, Papa do të kthehet në Bukuresht.

 

01 qershor 2019, 10:07