Kërko

Pierre Lambert, i ati i Vincent Lambert Pierre Lambert, i ati i Vincent Lambert 

Vincent Lambert. Papa: të mbrojmë gjithnjë jetën

Në Francë filloi procedura për të ndërprerë ushqimin dhe hidratimin e Vincent Lambert, i shtruar në një spital të Reimsit, që nga viti 2008. Për disa, vetëdija e tij ka kaluar në minimumin e mundshëm, për të tjerë, është në gjendje vegjetative kronike. Papa Françesku, në tweet-in e sotëm, nënvizon se jeta është dhuratë e Zotit, nga fillimi deri në fundin e natyrshëm.

R.SH. - Vatikan

Në faqen e tij, @Pontifex, Ati i Shenjtë shkruan: “Të lutemi për të gjithë ata, që përjetojnë sëmundje shumë të rënda. Ta mbrojmë gjithnjë jetën, dhuratë e Zotit, që nga fillimi deri në fundin e natyrshëm. Të mos përkulemi para kulturës së hedhurinave”.

         Vincent Lambert, 42 vjeç, është shtruar në spital që nga viti 2008, pas një aksidenti rrugor. Merr frymë në mënyrë autonome, të rrahurat e zemrës janë normale, nuk është në fund të jetës, prandaj prindërit nuk duan që ai të shkëputet nga aparatet. Kërkesë e hedhur poshtë si nga Këshilli i Shtetit francez, ashtu edhe nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, Komiteti i OKB-së për të drejtat e invalidëve i ka kërkuar Francës të mos e fillojë procedurën, pasi dëshiron ta shqyrtojë më thellë rastin. Fatkeqësisht, kjo kërkesë nuk do të merret parasysh.

20 maj 2019, 16:01