Merciful one - Gospel Reflection illustration Merciful one - Gospel Reflection illustration 

Në një tweet Papa pohon : Fjala e Zotit është e gjallë dhe vepruese

Në një tweet të sotëm Papa Bergoglio pohon: "Fjala e Hyjit është e gjallë" (Heb 4:12), nuk vdes e as nuk plaket, mbetet përgjithmonë ".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku tërheq vëmendjen Fjalës së Zotit, e cila në jetën tonë është përherë “vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë dy tehesh. Përshkon aq sa ndan frymën dhe shpirtin,... e edhe shqyrton ndjenjat dhe dëshirat e zemrës” (Hb 4,12).

Në një tweet të sotëm Papa Bergoglio pohon: "Fjala e Hyjit është e gjallë" (Heb 4:12), nuk vdes e as nuk plaket, mbetet përgjithmonë ". (16 maj 2019).

Bibla dhe jeta, nënvizon  Ati i Shenjtë Bergoglio, janë binom i pandashëm, sepse Fjala e Zotit është jetë, mbetet gjithnjë e re dhe i bën të jenë gjithnjë të rinj ata, që e zbatojnë. “Është e rëndësishme të kujtojmë se Shpirtit Shenjt, Atij që gjallëron, i pëlqen të veprojë përmes Biblës. Fjala sjell në botë frymën e Hyjit, dikon në zemra ngrohtësinë e Zotit.”. Papa i nxiti besimtarët që të mos e ndajnë kurrë Biblën nga jeta e të punojnë që Fjala e Zotit “të ngarendë” nëpër udhët e botës.

Bibla është Fjala e jetës, jo përmbledhje librash kishtarë

 “Bibla nuk është thjesht, përmbledhje e bukur librash kishtarë për t’u studiuar, është Fjala e jetës, që duhet mbjellë, dhuratë që Zoti i Ringjallur na kërkon ta pranojmë e ta përhapim, që të kemi jetë, në emër të Tij”.  Kështu pati pohuar Papa Françesku, gjatë audiencës me pjesëmarrësit e Kongresit ndërkombëtar, organizuar nga Federata Biblike Katolike (CBF), më 26 prill 2019, në 50-vjetorin e themelimit.

Bibla e jeta të mos ndahen kurrë

Këto dy fjalë “Bibla dhe jeta”  ishin tema e Kongresit ndërkombëtar, organizuar nga Federata Biblike Katolike (CBF), më 26 prill 2019, pra, “Bibla dhe jeta” përshkuan edhe meditimin e Papës Françesku drejtuar pjesëmarrësve të atij Kongresi.

Bibla dhe jeta, nënvizoi Ati i Shenjtë Bergoglio, janë binom i pandashëm, sepse Fjala e Zotit është jetë, mbetet gjithnjë e re dhe i bën të jenë gjithnjë të rinj ata, që e zbatojnë:

 “Është e rëndësishme të kujtojmë se Shpirtit Shenjt, Atij që gjallëron, i pëlqen të veprojë përmes Biblës. Fjala sjell në botë frymën e Hyjit, dikon në zemra ngrohtësinë e Zotit”.

Kisha jeton për të kumtuar Fjalën

Fjala e Zotit, theksoi Papa Françesku, është si shpata, që ndan mendimet e ndjenjat, duke nxjerrë në dritë të vërtetën. Na mëson të heqim dorë nga vetvetja, për të kumtuar Krishtin. Fjala, që lexojmë në Bibël, nuk na lë të qetë, por na nxit ta vëmë gjithnjë në diskutim vetveten: “Kisha, që ushqehet me Fjalën hyjnore, jeton për ta kumtuar Atë. Nuk flet për veten, por ecën udhëve të botës: jo pse i pëlqejnë, ose janë më të lehta, por sepse ato janë vendet e kumtimit”.

Fjala e Zotit “të vrapojë” udhëve të botës

Në fund, Papa i nxiti anëtarët e Federatës Biblike Katolike që të mos e ndajnë kurrë Biblën nga jeta e të punojnë që Fjala e Zotit “të ngarendë” nëpër udhët e botës, ashtu siç kërkon Shën Pali në Letrën e dytë drejtuar Selanikasve:

“Të lutemi e të punojmë që Bibla të mos mbetet në bibliotekë, në mesin e librave të shumtë, por të rendë nëpër udhët e botës, aty ku jetojnë njerëzit, që e presin. Ju uroj të jeni bartës të denjë të Fjalës, me të njëjtin entuziazëm, për të cilin lexojmë këto ditë në tregimet e Pashkëve, ku të gjithë vrapojnë: gratë, Pjetri, Gjoni, dy dishepujt e Emausit… Vrapojnë për ta takuar e për ta kumtuar Fjalën e gjallë”  .

16 maj 2019, 14:37