Kërko

 Edhe sot, në Sri Lanka, Mesha u ndoq në televizor: kishat vijojnë të jenë të mbyllura Edhe sot, në Sri Lanka, Mesha u ndoq në televizor: kishat vijojnë të jenë të mbyllura 

Sri Lanka, letra e Papës: mjaft më me urrejtje! Dëbohen 200 predikatarë islamikë

Kishat e Sri Lankës vijojnë të mbetën me dyer të mbyllura, pas sulmeve të Pashkëve. Katolikët e ndoqën edhe sot, përmes televizionit, Meshën Shenjte, kremtuar nga kardinali Ranjith. Hirësia e Tij lexoi, gjatë kremtimit, një mesazh të Papës Françesku. Të mbyllura, edhe shkollat katolike.

R. SH. - Vatikan

Edhe sot, për herë të dytë, katolikët e Sri Lankës u mblodhën në familje, në shtëpitë e tyre, për të ndjekur Meshën në televizion. Kishat mbetën përsëri të mbyllura, për arsye sigurie, pas sulmeve të Pashkëve që, sipas qeverisë, u kryen nga grupi terrorist mysliman vendas, ndonëse  ekstremistët e të ashtuquajturit Shtet islamik, pranuan autorësinë e vrasjes së 257 vetëve e plagosjes së 500 të tjerëve, disa prej të cilëve, në gjendje të rëndë.

Letra e Papës

Në përfundim të Meshës, u lexua, në televizon, edhe një letër e Papës, marrë pardje nga kardinali Ranjith. Ja edhe teksti i saj:

“Duke kujtuar sulmet kundër bashkësive të krishtera, mbledhur për t’u lutur të Dielën e Pashkëve, në Kolombo dhe në vende të tjera të Sri Lankës, dëshiroj të shpreh edhe një herë solidaritetin tim të thellë e t’ju siguroj për lutjet e mia kushtuar të gjithë atyre, që u dëmtuan nga këto krime të neveritshme. Në bashkim me vëllezërit  e motrat tona të mbarë botës, ia besoj të vdekurit mëshirës së pambaruar të Hyut, Atit tonë qiellor dhe i lutem Krishtit Zot, fitimtar mbi mëkatin e mbi vdekjen, t’ua rikthejë shëndetin të plagosurve e t’i ngushëllojë të gjithë ata, që qajnë për vdekjen e të dashurve. Së bashku me ndjekësit e të gjitha feve dhe me burrat e gratë vullnetmira në mbarë botën, lemerisem përballë kësaj fyerje të papërshkrueshme, që i bëhet emrit shenjt të Zotit e lutem që zemrat  e gurëzuara nga urrejtja të mund t’i nënshtrohen vullnetit të Tij të paqes e të pajtimit të të gjithë bijve. Në këtë çast plot me dhimbje të pamasë, lutem që besimtarët të përforcohen në dashurinë e krishterë, duke e ngushëlluar njëri-tjetrin me shpresën e lindur nga Pashkët e të mbështetur mbi fenë tonë të patundur në premtimet e Krishtit. I vetëdijshëm për plagën, që iu hap mbarë Kombit, lutem njëlloj që të gjithë srilankezët të jenë të vendosur për të favorizuar harmoninë shoqërore, drejtësinë e paqen. Me këto ndjenja ju lëshoj ju dhe vëllezërit tuaj ipeshkvij, së bashku me klerin, rregulltarët  dhe besimtarët laikë, që janë nën kujdesin tuaj, në  krahët plot dashuri të Zojës, Mbretëreshë e Pajtore e Sri Lankës e ju jap me gjithë zemër bekimin apostolik, si peng përforcimi e paqeje, në Zotin e ngjallur”.

Selia e Shenjtë: sulmet e Pashkëve, qartësisht antikristiane

Sot disa persona shkuan para kishave katolike të sulmuara, për të ndezur qirinj në kujtim të viktimave. Ishin të tronditur thellë shpirtërisht nga mungesa e Meshës, e Eukaristisë, e një vendi lutjesh a kulti. Është tragjedi e vërtetë. Por pa harruar se edhe në këtë atmosferë, katolikët janë shumë të bashkuar, takohen dhe organizojnë kremtime në shtëpitë e njëri-tjetrit, vizitojnë të plagosurit, u çojnë Kungimin të sëmurëve, bëjnë çmos të japin forcë e ngushëllim. Të mbyllura, deri në një urdhër të ri, edhe shkollat katolike, sepse kërcënimet vijojnë, e jo vetëm kundër katolikëve, por tani edhe kundër bashkësië budiste, mazhoritare në vend.

 

05 maj 2019, 19:14