Kërko

Pope Francis attends a meeting with the dioceses of Rome Pope Francis attends a meeting with the dioceses of Rome 

Papa: 'Zoti propozohet, nuk imponohet’

"Hyji propozohet, nuk imponohet; ndriçon, por nuk verbon". Kështu pohon Papa Françesku, në një tweet të ri botuar sot në faqen e tij të internetit @ Pontifex.

R.SH. - Vatikan

"Hyji propozohet, nuk imponohet; ndriçon, por nuk verbon". Kështu pohon Papa Françesku, në një tweet të ri botuar sot në faqen e tij të internetit @ Pontifex.

Por ku ta kërkojmë fytyrën e Zotit?. Ose më mirë, ku vjen vetë Zoti për të na takuar, duke na treguar Fytyrën e vet, duke hyrë në historinë njerëzore? Vërtet, nuk jemi vetëm e nuk e ndërtojmë të vetëm historinë. Zoti nuk është larg njeriut, por është përkulur mbi të e është mishëruar, që njeriu ta kuptojë ku qëndron themeli i patundur i gjithçkaje, ku plotësohen aspiratat e tij më të thella: në Krishtin.

Durimi është virtyti i atyre, që ia besojnë veten kësaj pranie në histori, që nuk e lënë të fitojë tundimin për të shpresuar veç në të sotmen, në perspektiva thjesht horizontale, në projekte teknikisht të përsosura, por larg realitetit më të thellë, atij, që i dhuron dinjitetin më të lartë njeriut. E kjo është përmasa shpirtërore, të qenit krijesë në shëmbëlltyrë e në përngjasim me Zotin, që ka në zemër dëshirën për t’u ngritur deri te Ai.

Sa herë, njerëzit janë përpjekur ta ndërtojnë botën të vetëm, pa, ose kundër Zotit! Rezultati jepet nga drama e ideologjive, të cilat, në fund të fundit, treguan se janë kundër njeriut dhe dinjitetit të tij më të thellë… Të jesh këmbëngulës dhe të kesh durim do të thotë të mësosh ta ndërtosh historinë bashkë me Zotin, sepse vetëm duke u ngritur mbi Të e me Të, ndërtesa i ka themelet e forta, nuk përdoret për qëllime ideologjike, por është vërtet e denjë për njeriun.

14 maj 2019, 17:02