Kërko

2019.02.12 Partecipanti alla riunione del Consiglio per Economia 2019.02.12 Partecipanti alla riunione del Consiglio per Economia 

Papa të rinjve për një ekonomi të re me fytyrë njerëzore

Tri ditë kushtuar ekonomistëve të rinj dhe sipërmarrësve nga mbarë bota, ftuar drejtpërdrejt nga Papa Françesku në Asizi të Italisë nga 26 deri më 28 mars 2020. Nisma u paraqit sot paradite, 14 maj, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë. "The Economy of Francesco", ky është titulli i iniciativës, që ka si synim të përurojë e hap procese për ndryshimet globale, në mënyrë që ekonomia e sotme dhe e nesërme të jetë më e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme.

R.SH. - Vatikan

Pra, me Letrën e përhapur sot, Papa Françesku i fton ekonomistët e rinj dhe sipërmarrësit nga mbarë bota për të marrë pjesë në "një iniciativë që e kam shumë përzemër: një ngjarje që më lejon t’i takoj ata që sot po formohet dhe po fillojnë të studiojnë dhe të praktikojnë një ekonomi tjetër, një ekonomi të ndryshme, që ndihmon të jetojmë dhe nuk vret, përfshin dhe nuk përjashton, humanizon dhe nuk dehumanizon, kujdeset për krijimin dhe nuk e plaçkit e dëmton atë». Ngjarja quhet "The Economy of Francesco " e do të mbahet në Asizi të Italisë nga data 26 deri më 28 mars 2020. Do të jetë një rast takimi, që, thotë Papa Bergoglio, "do të na orientojë drejt realizimit të një "pakti" për të ndryshuar ekonominë aktuale dhe për t'i dhënë shpirt ekonomisë së nesërme".

14 maj 2019, 19:14