Kërko

 Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe 

Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, në prag të shtegtimit

Si zakonisht para e pas shtegtimeve apostolike, Françesku shkoi edhe mbrëmë në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, për të nderuar ikonën Salus populi romani - Shpëtimi i popujve romakë

R. SH. - Vatikan

Është bërë tashmë tradicionale, vizita e Papës te Zoja, në Bazilikën romake, që i kushtohet. Si zakonisht Françesku u gjunjëzua para ikonës së mrekullueshme të Virgjërës Mari, së cilës ia besoi edhe shetegtimin në Rumani. Njoftimin e dha drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti, në adresën Twitterit @HolySee-Press.

Salus populi romani

Papa u gjunjëzua rishtas në lutje para ikonës Salus populi romani (Shpëtimi i popullit romak), që ruhet brenda Kapelës Borghese, e njohur edhe me emrin Paoline. Françesku ka dashuri të veçantë si për Bazilikën, më e lashta kushtuar Zojës së Bekuar, ashtu edhe për ikonën e Zojës mrekullibërëse. Prandaj e viziton shumë shpesh. Në mënyrë të posaçme para ngarjeve të mëdha, siç janë shtegtimet nëpër botë. Marinë e vizitoi të parën edhe më 14 mars 2013, një ditë pas zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit.

31 maj 2019, 10:41