Perandori ri i Japonisë Naruhito Perandori ri i Japonisë Naruhito 

Papa: telegram urimi Perandorit të ri të Japonisë Naruhito

Papa Françesku dërgon mesazh urimi të përzemërt Madhërisë së Tij perandorake Naruhito, Perandorit të ri të Japonisë.

R.SH. - Vatikan

"I drejtohem Madhërisë Tuaj - shkruan Papa – me përshëndetjet dhe urimet e mia të përzemërta, me rastin e ngjitjes solemne në fron, dhe siguroj lutjet e mia që të jeni gjithmonë të pajisur me dhuntitë e urtisë dhe forcës në shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj kombit. Për ju, anëtarët e Familjes Perandorake dhe gjithë popullin e Japonisë, i lutëm Zotit për bekimin hyjnor të paqes dhe të mirëqenies".

02 maj 2019, 15:52