Celam në Teguçigalpa Celam në Teguçigalpa 

Papa për Celam: t’u përgjigjemi sfidave të Amerikës Latine

Dje, në fillim të sesionit të parë të punimeve të asamblesë së përgjithshme të Këshillit ipeshkvnor latinoamerikan (Celam), që vijon në Teguçigalpa të Hondurasit, u lexua përshëndetja e Papës, dërguar përmes Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin.

R.SH. - Vatikan

Në përshëndetjen e tij, Papa Françesku i fton ipeshkvijtë e pranishëm në Asamblenë e Teguçigalpës “ta hedhin vështrimin mbi Zotin e mbi popujt e Amerikës Latine” dhe e quan Celam-in “organizëm bashkimi kishtar, i thirrur të bashkëpunojë me barinjtë e Kishës për t’iu përgjigjur sfidave të kontinentit”. Së fundi, Papa siguron lutje për punimet e plenares dhe ia beson zhvillimin e saj mbrojtjes amnore të Virgjërës Mari.

15 maj 2019, 17:22