Kërko

2019.05.05 Viaggio Apostolico Bulgaria Macedonia 2019.05.05 Viaggio Apostolico Bulgaria Macedonia 

Papa: në Shkup nderon Nënë Terezën, "krenohuni me të"

Papa:"Dua të nderoj në mёnyrё të veçantë bashkëqytetaren tuaj të shquar e cila, dashurine ndaj Zotit dhe bamirësinë ndaj të tjerëve e bёri ligj suprem, duke fituar admirimin në mbarё botën. I referohem në mënyrë të qartë asaj që universalisht njihet si Nënë Tereza e Kalkutës ", shtoi Ati i Shenjtё".

R.SH. - Vatikan

"Dua të nderoj në mёnyrё krejt të veçantë një bashkëqytetare tuaj të shquar e cila, e nxitur nga dashuria e Zotit, bamirësinë e saj plot dashuri ndaj të tjerëve e bёri ligj suprem të jetës, duke fituar admirimin e mbarё botës dhe, kështu, përuroi një mënyre të veçantë dhe radikale për të vënë vetveten në shërbimin e njerëzve tё braktisur, të mënjanuar, tё mё varfërve ndër të varfër",  keshtu tha Papa Françesku në takim me autoritetet e larta shtetërore të Maqedonisë së Veriut, në pallatin presidencial në Shkup, duke nënvizuar se është  Papa i parë që viziton vendin e shtoi:

"I referohem në mënyrë të qartë asaj që botërisht njihet si Nënë Tereza e Kalkutës. "Ajo - kujtoi Papa Françesku - lindi në një lagje të Shkupit në vitin 1910 me emrin Anjeze Ganxhe Bojaxhiu dhe e zhvilloi apostullimin e saj, bërë me dhurimin e përvuajtur e tё plotë tё vetvetes, në Indi, e përmes motrave të saj mbërrini nё kufijtë më të skajshëm gjeografik dhe ekzistencial" tё njerizimit.

"Jam i lumtur – tha akoma Papa – qё pas pak do tё mund tё shkoj për t’u lutur te Memoriali kushtuar asaj, ndërtuar në vendin ku dikur ishte Kisha e Zemrës së Krishtit, nё tё cilën Kishë Nёnё Tereza u pagëzua".

Ju me të drejtë jeni krenar për këtë grua të madhe - tha në përfundim Papa -. Prandaj, ju ftoj të vazhdoni të punoni me impenjim, përkushtim dhe shpresë që bijtë dhe bijat e kësaj toke tё mund, sipas shembullit tё saj, të zbulojnë, të arrijnë dhe të rrisin e përforcojnë thirrjen që Zoti ka ëndërruar për ta" . Nënë Tereza - tha Papa - në çdo njeri njohu të Birin e Zotit.Kjo është arsyeja pse "ajo diti t’u bënte mirë më të varfërve". Në Shkup, vendlindja e Shën Nënë Terezës, Papa Françesku lutet para "Memorialit" të saj. Dhe bekon gurin e parë të Shenjtërores kushtuar shenjtës të të varfërve.

"Karakteristikat e veçanta" të Maqedonisë  së Veriut, që vijnë nga përbërja e saj shumetnike dhe shumëfetare, "janë njëkohësisht me rëndësi të madhe edhe për e udhën e integrimit sa më të thellë e më të afërt me vendet evropiane", pohoi Papa Françesku në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve të vendit në Shkup. "Shpresoj që ky integrim të zhvillohet pozitivisht për të gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe të realizohet, gjithnjë, në respektin e diversitetit dhe të të drejtave themelore", shtoi Papa.

Këtu, në të vërtetë, tha Papa, përkatësia fetare e myslimanëve, katolikëve, hebrenjve dhe protestantëve, si dhe dallimi etnik ndërmjet maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe njerëzve me prejardhje të tjera, ka krijuar një mozaik, në të cilin çdo gur është i nevojshëm për të krijuar origjinalitetin dhe bukurinë e pamjes së përgjithshme". "Bukuri - shtoi Papa - që do të arrijë shkëlqimin e saj më të madh në atë masë që ju do të jeni në gjendje ta transmetoni dhe ta mbillni atë në zemër të gjeneratave të reja". 

07 maj 2019, 10:42