Shën Françesku di Paola Shën Françesku di Paola 

Papa kujton Shën Françeskun di Paola, pajtor i detarëve

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi edhe Shenjtin pajtor të njerëzve të detit.

R. SH. - Vatikan

përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku kujtoi se sot mbushen njëqind vjet nga kanonizimi i Shën Françeskut di Paola, themelues i Urdhërit të rregulltarëve të vegjël, Pajtor i Kalabrisë dhe i  detarëve italianë:

“Dëshiroj t’i nxis të gjithë bijtë e tij shpirtërorë si dhe ata, që e kanë pajtor qiellor, ta jetojnë mesazhin e tij për kthimin e përhershëm në rrugën e Zotit - pohoi Françesku - sepse ky mesazh vijon të na flasë për dashurinë e pakushtëzuar ndaj Zotit, vëllezërve e krijimit”.

Më 2 prill, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun nga Paola, vetmitar, themelues i Urdhrit të vetmitarëve të vegjël dhe shën Marinë egjiptiane, pendestare. Sivjet bie 500-vjetori i kanonizimit të shën Françeskut nga Paola. Me rastin e këtij përvjetori.

Në vitin 1943 ky shenjt, vetmitar i hershëm, është shpallur pajtor i lundërtarëve, megjithëse nuk kishte vënë këmbë asnjëherë në një anije. Ky titull i është dhënë duke u mbështetur mbi një tregim popullor, nga i cili mësohet se: Françesku gjatë njërit prej shumë shtegtimeve, pasi kishte mbërritur në Ngushticën e Mesinës, u kërkoi disa peshkatarëve që ta kalonin për të shkuar në Sicili, pasi ata i refuzuan (ndoshta stuhia e detit kërkonte kujdes) e shtriu pelerinën mbi sipërfaqen e ujit dhe mbi atë varkë të pazakonshme kaloi drejt ishullit. Feja i lëviz edhe malet…. Kjo dhe të tjera mrekulli ia përhapën famën e shenjtërisë, të cilën e gëzonte që në rini, kur në moshën katërmbëdhjetë vjeçare e braktisi familjen e qytetin dhe shkoi të strehohej mes maleve, i vendosur për ta kaluar krejt jetën si vetmitar.

Humbën gjurmët e tij, ose ndoshta asnjëri prej familjarëve nuk u shqetësua që të shkonte për ta kërkuar. Por një ditë një gjahtar, u tërhoq nga qeni i tij drejt shpellës së vetmitarit dhe nuk iu duk e vërtetë që të mund t’ua tregonte njerëzve. Shumë të rinj shkuan tek ai. Në atë kohë rinia tërhiqej edhe nga shembulli i shenjtërve.

Ishte kështu që Françesku i dha jetë urdhrit të fretërve më të vegjël, do të thotë ndjekësve të fundit të shën Françeskut të Asizit. Dhe një papë me emrin  Françesk (Siksti V) e aprovoi, por në këmbim i kërkoi të plotësonte kërkesën e mbretit të Francës, Luigjit XI, i cili ishte i sëmurë dhe e priste shërimin përmes ndërmjetësimit të fratit mrekullibërës, fama e të cilit i kishte kaluar Alpet.

Frati i përvuajtur nuk iu shmang misionit që ia besoi papa. U nis drejt veriut, mbërriti, Zoti e di se si, në Plessis – les – Tours, për të ngushëlluar të sëmurin e famshëm i cili nuk ishte aspak i gatshëm të vdiste; nuk ia shëroi trupin, por shpirtin, dhe e ndihmoi të pranonte vullnetin e Hyjit duke e përforcuar me anë të sakramenteve.

Mbreti i ri që u vendos në fronin e Francës pas Luigjit XI arriti ta mbante në Plessis shenjtin për ta pasur si këshilltar dhe rrëfyes. Këtu Françesk di Paola kaloi pjesën tjetër të jetës. U kanonizua dymbëdhjetë vjet pas vdekjes.

01 maj 2019, 14:49