Cerca

Vatican News
 Papa kujton murgeshën e vrarë në Afrikën Qendrore Papa kujton murgeshën e vrarë në Afrikën Qendrore  (Vatican Media)

Papa kujton rregulltaren e vrarë barbarisht në Afrikën Qendrore

Quhej Ines, murgesha e vrarë barabarisht në Afrikën Qendrore

R. SH.- Vatikan

Papa, gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, kujtoi misionaren spanjolle, Ines Nieves Sancho, masakruar në fshatin Nola, në Afrikën Qendrore. Motra u gjet me kokë të prerë:

“Dëshiroi të kujtoj  me ju - tha Papa - motrën Ines, 77 vjeçe, prej dhjetra vitesh edukatore e vajzave të varfra, vrarë barbarisht në Afrikën Qendrore, pikërish në lokalin ku jepte mësimin e rrobaqepësisë! Një grua më shumë, ndërmjet atyre, që dhuruan jetën për Jezusin, në shërbim të të varfërve” - pohoi, i prekur thellë Papa.

22 maj 2019, 14:42