Kërko

 Papa Françesku pret Jean Vanier, në Vatikan, më 21 mars 2014 Papa Françesku pret Jean Vanier, në Vatikan, më 21 mars 2014 

Papa, i njoftuar për vdekjen e Jean Vanier, lutet për themeluesin e Arkës

Ndërroi jetë, mbrëmë, Jean Vanier, themelues i Arkës (1964), bashkësi që strehon njerëz me kufizime të ndryshme.

R. SH. - Vatikan

Ndërroi jetë, mbrëmë, Jean Vanier, themelues i Arkës (1964), bashkësi që strehon  njerëz me kufizime të ndryshme, aktive në mbarë botën, me 150 qendra: ishte 90 vjeç. I sëmurë nga kanceri, strehohej edhe ai vetë në një nga strukturat e  Arkës, në Paris.

Papa Françesku, që sot ishte shtegtar në Maqedoninë e Veriut, i njoftuar për vdekjen e Vanier, “lutet për të dhe për gjithë bashkësinë e Arkës” – njofton drejtori i përkohshëm i Sallës vatikanase të Shtypit, Alessandro Gisotti.

Papa e ka takuar Jean Vanier

Papa, pasi qe takuar me Jean Venier, më 21 mars 2014, e pati quajtur  burrë i buzëqeshjes dhe i takimit. Më pas, në kuadrin e të “Premteve të mëshirës”, më 13 maj 2016, Ati i Shenjtë vizitoi Bashkësinë “Chicco” të Ciampinos, që lidhet me familjen e madhe të Arkës.

07 maj 2019, 18:22