Papa arriti në Bullgari Papa arriti në Bullgari 

Papa arriti në Bullgari

Avioni papnor preku tokën bullgare në orën 09.50 (08.50 me orën e Romës), në aeroportion e Sofjes. Në nisje, Papa i dërgoi Presidentit italian, Mattarella një telegram, përmes të cilit pohon se qëllimi i vizitës së tij baritore në Bullgari e në Maqedoninë e Veriut është “të takohet me vëllezërit në fe dhe me gjithë banorët e Kombit”

R. SH.- Vatikan

Papa arriti në Sofje në orën 09.50 (08.50 me orën e Romës). Pak minuta më pas, përshëndetja, në bordin e avionit, nga ana e Nuncit Apostolik, imzot Anselmo Guido Pecorari dhe Kreut të Protokollit. Pastaj, zbritja  nga shkallët dhe shtrëngimi i duarve me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov, pasuar nga përkëdhelja e katër vocrrakëve, veshur me kostume kombëtare, që i dhanë Papës shenjën e parë, delikate, të mirëseardhjes, e njëheresh edhe të fillimit të Shtegtimit të 29-të apostolik të Françeskut.

I shoqëruar nga Kryeministri, Papa, duke përshkuar tapetin e kuq  ndërmjet dy radhëve të rojeve me uniformë parade, arriti deri në Governmental Lounge të Aeroportit të Sofjes, për një bisedim të shkurtër privat me zotin Borisov.

05 maj 2019, 10:18