Kërko

Vatican News
 Punishtja e Shën Jozefit Punishtja e Shën Jozefit 

Papa: duhet menduar për kë nuk ka punë! Është tragjedi botërore!

Gjatë audiencës së përgjithshme, mendimi i Papës shkoi tek të papunët, sot, kur punëtorët kremtojnë festën e tyre, 1 majin. Po të papunët, çfarë mund të kremtojnë sot

R. SH. - Vatikan

“Sot është festa e Shën Jozefit punëtor. Figura e përvuajtur e punëtorit të Nazaretit, na drejtoftë gjithnjë kah Krishti; i mbështetët flijimet e atyre, që punojnë për të mirën e ndërmjetësoftë për të gjithë ata, që humbën punën e nuk mund ta rigjejnë”. Me këto fjalë i kujtoi Papa Françesku, njëherësh, Shenjtin Pajtor të punëtorëve, e punëtorët,  kryesisht ata, që humbën punën e nuk e kanë aspak të lehtë të gjejnë një tjetër, nësa njeriu nuk mund të kuptohet pa punë! Prej këndej, porosia e Papës për të gjithë besimtarët:

“Të lutemi posaçërisht për ata, që nuk kanë punë, tragjedi botërore e këtyre kohëve”.

01 maj 2019, 13:24