Kërko

 Tweet i Papës pas sulmit të një Kishe katolike në Burkina Faso Tweet i Papës pas sulmit të një Kishe katolike në Burkina Faso 

Papa: dhuna kundër të krishterëve nuk zë faqet e para të shtypit

Pas sulmit të fundit kundër Kishës katolike, Papa, në një tweet, kujton se “edhe sot shumë të krishterë vriten e persekutohen për dashuri të Krishtit”. Pa bujë!

R. SH. - Vatikan

Duke menduar për sulmin e ri kundër një kishe katolike në Burkina Faso, ku dje humbën jetën katër besimtarë gjatë Meshës të së dielës, Papa  i kujtoi në një tweet të ri, botuar sot në faqen papnore të internetit @Pontifex, në nëntë gjuhë:

“Edhe sot shumë të krishterë vriten e persekutohen për dashuri të Krishtit. E japin jetën në heshtje, sepse martirizimi i tyre nuk zë faqet e para të medias: po sot martirët e krishterë janë më të shumtë sesa ata të shekujve të parë

Edhe më e egër dhuna, në Burkina Faso

Në Burkina Faso vijojnë edhe më egërsisht sulmet kundër të krishterëve e, në veçanti, kundër bashkësisë katolike. Sulmet, atribuar grupeve ekstremiste islamike, godasin shpesh gjatë Meshëve, ose kremtimeve fetare. Nganjëherë në shënjestër të terroristëve janë edhe besimtarë, që i përkasin shumicës myslimane, e cila bashkëjeton paqësisht me të krishterët. Synojnë, kështu, të krijojnë konflikte ndërfetare në këtë vend.

27 maj 2019, 15:17