Kërko

Në një minutë pamjet e vizitës sё Papës në Maqedoninë e Veriut

Gjashtëdhjetë sekonda për të treguar ditën e fundit të udhëtimit të Papa Françeskut. Nga nisja prej Bullgarisё për në Maqedoninë e Veriut, një etapё nё Shkupt në emër të Shёn Nёnё Terezës

R.SH. - Vatikan

Një ditë intensive për Papa Françeskun në  Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë sё Veriut, e cila filloi me takimet institucionale me presidentin dhe kryeministrin e vendit, pastaj me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik. Pas vizitës në Memorialin e Nënë Terezës, nderimit të kësaj misionare të dashurisë, fryt i kësaj toke, bije e familjes shqiptare Bojaxhiu, lindur nё njё lagje tё Shkupit, homazhet te shtatorja Shenjtës tё tё varfёrve dhe lutja para relikeve të Ganxhe Bojaxhiut. Papa Françesku deshi, pastaj, t’i përqafonte edhe të varfrit qё Nёnё Tereza i kishte pёrzemёr, pastaj bekoi gurin themeltar të Shenjtërores që do t'i dedikohet murgeshës së vogël shqiptare, Misionares sё Bamirësisë, Engjëllit tё tё varfërve, lapsit tё Zotit, Shёn Nënё Terezës.

Në Sheshin Maqedonia, pas mbërritjes në Shkup, kremtimi i Meshës dhe pas dreke takimi festiv me të rinjtë në emër të ekumenizmit e tё dialogut ndёrfetar. Papa ka ndryshuar disa herё fjalimin e tij të përgatitur, duke u frymëzuar nga pamjet qё kishte  para vetes, nga përjetimi i drejtpërdrejt, posaçërisht nga fëmijët që luanin dhe nga prania e grave shtatzënë qё presin lindjen e foshnjeve tё tyre.

Së fundi, në Katedralen e Zemrës së Krishtit, takimi me priftërinjtë dhe rregulltarёt e rregulltaret: akti i fundit i udhëtimit të tij njëzet e nëntë apostolik. Në orën 18.30 nisja me aeroplan e kthimi pёr në Vatikan, me ndalesë të zakonshme  nё Romё në Bazilikёn e Zojёs Madhe (Maria Maggiore) për falënderuar dhe nderuar Shёn Marinё Virgjër pёr kёtё udhёtim apostolik.

08 maj 2019, 10:06