Kërko

2019.04.21 Santa Messa di Pasqua 2019.04.21 Santa Messa di Pasqua 

Kalendari i kremtimeve të Papës nga maji deri në korrik

U shpall sot kalendari i kremtimeve që kryesohen nga Papa nga maji deri në korrik. Dy udhëtime të Papës jashtë vendit: në Bullgari e në Maqedoninë Veriore, pas tre javësh udhëtimi tjetër në Rumani, pastaj një vizitë baritore në zonat italiane të goditura nga tërmeti në Camerino-San Severino Marche. Ndër angazhimet tjera: shugurimet meshtarake, Rrëshajët, bekimi i simbolit të Palio-s dhe i Koncistori i Zakonshëm.

R.SH. - Vatikan

Ndër ngjarjet e muajit maj që u paraqiten nga Mons. Guido Marini, Mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike Papnore: nga data 5 deri në 7 maj është në program udhëtimi apostolik në Bullgari dhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa të dielën më 12 maj, në Bazilikën e Shën Pjetrit në orën 9.15, Meshën e Shenjtë me shugurimet e meshtarëve.

Nga 31 maj deri më 2 qershor udhëtimi apostolik në Rumani, ndërsa për festën e Rrëshajëve: të shtunën më 8 qershor në orën 18:00 Vigjilja e këtij solemniteti në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të dielën më 9 qershor, gjithnjë në Sheshin e Shën Pjetrit në orën 10.30, Mesha e Shenjtë solemne e festës së Rrëshajëve.

Të dielën më 16 qershor, vizita baritore në zonat e tërmetit të dioqezës italiane të Camerino-San Severino Marche. Të shtunën, më 29 qershor, në Bazilikën e Shën Pjetrit në orën 9.30, në solemnitetin e shenjtorëve Pjetër dhe Pal, Mesha e Shenjtë dhe bekimin i Palio-s për kryeipeshkvijtë e rinj metropolitanë. Së fundi, më 1 korrik, në sallën e Koncistorit në Vatikan, në orën 10.00, do të mbahet Koncistori i zakonshëm publik për disa çështje të Kanonizimit.

02 maj 2019, 16:48