Kërko

2019.05.23 Presentazione Lettere Credenziali degli ambasciatori Thailandia Norvegia Nuova Zelanda Sierra Leone Guinea Bissau Lussemburgo Monzambico Etiopia 2019.05.23 Presentazione Lettere Credenziali degli ambasciatori Thailandia Norvegia Nuova Zelanda Sierra Leone Guinea Bissau Lussemburgo Monzambico Etiopia 

Papa Ambasadorëve të rinj: jini nxitës të vëllazërimit

Përballë sfidave të ndërlikuara globale të shoqërisë së sotme, Papa, me rastin e paraqitjes së Letrave kredenciale, nëntë ambasadorëve të rinj pranë Selisë së Shenjtë ua besoi përgjegjësinë për të qenë të vëmendshëm ndaj personave më të dobët dhe për t'u bashkuar në promovimin e vëllazërimit, që kërcënohet nga dhuna dhe konfliktet e armatosura, por gjithmonë është më i fuqishëm se çdo formë e urrejtjes

R.SH. - Vatikan

Nëntë ambasadorë me rastin e paraqitjes së Letra kredencialeve janë bërë, sot paradite në Vatikan, përfaqësues diplomatikë të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të shumë vendeve pranë Selisë së Shenjtë: Tajlandës, Norvegjisë, Zelandën së Re, Sierra Leone, Guiné-së, Guiné-së Bisàut, Luksemburgut, Mozambikut, Etiopisë. Në fillim të përgjegjësisë së re, Papa ua drejtoi një fjalim të shkurtër në të cilin i siguroi për lutjen e tij dhe për bashkëpunimin e plotë të zyrave të ndryshme të Selisë së Shenjtë.

Bashkëjetesa e barabartë nuk është thjesht strategji politike

"Misioni" i tyre, të cilin Papa Françesku ua besoi Ambasadorëve të rinj, para së gjithash është një "përgjegjësi e lartë", një "nevojë urgjente", një "detyrë e qartë" për të ndarë bashkë me Krerët e Shteteve të kombeve përkatëse: vëllazërimin.

Meqenëse duhet të përballemi me sfida globale gjithnjë e më komplekse, është e drejtë të theksojmë rëndësinë e vëllazërimit, të punojmë së bashku për të siguruar që bashkëjetesa e drejtë dhe paqësore të mos jetë thjeshtë një strategji socio-politike, por një shembull i atij solidariteti që shkon më tej në thellësi e duke përshkuar dëshirën e përbashkët, synon t’ia arrijë, kështu, qëllimit të përbashkët të vëllazrimit. Për më tepër, ky vëllazërim mund të njihet e të vlerësohet në dëshirën universale të miqësisë ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe kombeve, megjithëse kurrë nuk mund të konsiderohet i sigurt njëherë e përgjithmonë. Dhuna dhe konfliktet e armatosura janë ndër kërcënimet më të mëdha që sot minojnë ekzistencën e njerëzve që jetojnë së bashku në harmoni.

Vëllazërimi është më i fuqishme se urrejtja

Megjithatë, shtoi Papa Françesku, deri edhe "mësimi i dhimbshëm i ndarjes dhe urrejtjes" sjell me vete mësimin se "paqja është gjithmonë e mundur" dhe se ka shenja pozitive të saj:

Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi janë shenja pozitive të unitetit që është më i fortë se ndarja dhe, vëllazërimi është më i fuqishëm se urrejtja. Pra, është shumë inkurajuese t’i shohësh përpjekjet që po bëhen në bashkësinë ndërkombëtare për t’i kapërcyer situatat e konfliktit të armatosur dhe për të krijuar, kështu, shtigje drejt paqes, dhe të shikosh se si dialogu vëllazëror është kaq i domosdoshëm për t’ia arritur këtij qëllimi të çmuar.

E vërtetë, Papa më në fund të fjalimit drejtuar Ambasadorëve të rinj pranë Selisë së Shenjtë, nënvizoi, duke cituar “Dokumenti mbi Vëllazërimin Njerëzor” për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët, nënshkruar në Abu Dabi më 4 shkurtin e kaluar, "dialogun, mirëkuptimin, kulturën e tolerancës, që do të kontribuonin në zvogëlimin e konsiderueshëm të problemeve ekonomike, sociale, politike dhe mjedisore që kanosin shumicën e racës njerëzore".

23 maj 2019, 12:50