Kërko

2019.04.25 Giovani Diocesi di Aire ed Dax 2019.04.25 Giovani Diocesi di Aire ed Dax 

Papa: të rinjve, jini ndërtues urash, kam shpresë tek ju

"Jini gjithmonë ndërtues të urave ndërmjet njerëzve, duke u përpjekur ta rriteni e përforconi kulturën e takimit dhe të dialogut, për të kontribuar, kështu, në rivendosjen e një vëllazërie autentike njerëzore". Kështu u tha Papa të rinjve të dioqezës franceze të Aire et Dax të cilët i priti në audiencë në Vatikan.

R.SH. - Vatikan

 "Me vëmendjen tuaj ndaj të vegjëlve dhe të varfërve -  shtoi Papa Françesku -, ju mund t’i ndizni yjet në natën, në mënyra të ndryshme, e jetës së  atyre njerëzve, që janë të sprovuar e që vuajnë. Ju mund të dëshmoni, me gjeste dhe fjalë, se Zoti është gjithnjë risi, dhe se na çon pikërisht atje ku njerëzimi është më i plagosur, atje  ku njerëzit, nën pamjen e superficialitetit dhe konformizmit, vazhdoni të kërkoni përgjigjen ndaj pyetjes së kuptimit të jetës. Unë kam shpresë tek ju. Kisha ka nevojë për entuziazmin tuaj, intuitën tuaj, fenë tuaj dhe guximit tuaj".

25 prill 2019, 12:38