Papa takohet me presidentin e Letonisë, Raimonds Vejonis Papa takohet me presidentin e Letonisë, Raimonds Vejonis 

Papa pret presidentin e Letonisë

Në tryezën e bisedës së Papës Françesku me presidentin e Letonisë, Raimonds Vējonis, tema të shumta, përfshirë gjendja shoqërore dhe fetare e vendit, por edhe paqja dhe siguria në rajon.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite, presidentin e Republikës së Letonisë, Raimonds Vējonis. Salla e Shtypit të Vatikanit deklaroi se gjatë bisedimeve të përzemërta, u shpreh mirënjohja për marrëdhëniet e mira dypalëshe, duke kujtuar udhëtimin e fundit të Atit të Shenjtë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në vitin 2018.

Më pas, u diskutuan disa tema lidhur me gjendjen sociale dhe fetare të vendit dhe me çështje ndërkombëtare, si paqja dhe siguria në rajon, perspektiva për të ardhmen e projektit evropian dhe mbrojtja e mjedisit. Në fund të takimit me Atin e Shenjtë, presidenti u takua me imzot Antoine Camilleri, zv.sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

25 prill 2019, 17:45