Kërko

Nxitja apostolike pas-sinodale "Christus vivit" –“ Krishtin jeton” Nxitja apostolike pas-sinodale "Christus vivit" –“ Krishtin jeton”  

Papa: "Në Kishë të ndryshojnë gjërat, të pranojmë vizionin e kritikën e të rinjve"

Nxitja apostolike pas-sinodale "Christus vivit" –“ Krishtin jeton” e Papës Françeskut drejtuar "të rinjve dhe të gjithë popullit të Zotit" u paraqit sot në Vatikan. Ka formën e një Letre dhe përbëhet nga 9 kapituj të ndarë në 299 paragrafë. Nga analiza e realiteteve rinore deri te ftesa për ta jetuar plotësisht rininë nëpërmjet miqësisë me Krishtin.

R.SH. - Vatikan

NVatikani publikoi sot nxitjen apostolike past-sinodale kushtuar të rinjve "Christus Vivit" – “Krishti jeton”  të Papës Françeskut. Kardinali Lorenco Baldisseri dhe Monsinjor Fabio Fabene përkatësisht Sekretari i Përgjithshëm e Nënsekretari i Sinodit të Ipeshkvijve dhe Paolo Ruffini, Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikim, ilustruan, sot paradite, para gazetarëve përmbajtjen e këtij dokumenti të ri papnor. 

Krishti gjallë dhe ai e do "çdo të krishterë të ri gjallë": Nxitja Apostolike "Christus vivit"  - “Krishti jeton” është një dokument që na fton t’i marrim seriozisht të rinjtë, duke  jetuar dhe përjetuar rininë si "një gëzim, një këngë shprese dhe një lumturi" . Pra, nxitja apostolike pas-sinodale "Christus vivit" –“ Krishtin jeton” e Papës Françeskut drejtuar "të rinjve dhe të gjithë popullit të Zotit", u bë e njohur sot paradite në Vatikan. Paraqitet në formën e një Letre dhe përbëhet nga 9 kapituj të ndarë në 299 paragrafë. Nga analiza e realiteteve rinore deri te ftesa për ta jetuar plotësisht rininë nëpërmjet miqësisë me Krishtin.

Në nëntë kapitujt e dokumentit (ndarë në 299 paragrafë) rruga të çon pikërisht në zbulimin e burimit të vetëm që në njërën anë mund t'i japë kredibilitet (besueshmëri) veprimit baritor të Kishës pranë gjeneratave të reja dhe nga ana tjetër të ofrojë një  shpresë konkrete për të rinjtë vetë. Tërë teksti i nxitjes apostolike “Krishti jeton” pasqyron këtë vëmendje të dyfishtë, duke kaluar nga paragrafët e formuluar si "reflektime të përgjithshme" tek pasazhet e shkruara duke përdorur personin e dytë të veçantë, duke iu drejtuar kështu çdo të riu kudo që është, të cilit i drejtohet letra.

Duke shkruar dokumentin, Papa shpjegon se është “frymëzuar nga pasuria e reflektimeve dhe bisedimeve gjatë të Sinodit" kushtuar rinjve, që u mbajt në Vatikan në tetor të vitit 2018. Fjalët me të cilat dokumenti papnor, nga të cilat rrjedh edhe titulli "Christus vivit" – “Krishtin jeton”, janë edhe sinteza e mesazhit pozitiv që Nxitja Apostolike dëshiron të propozojë: "Krishti jeton. Ai është shpresa jonë dhe rinia më e bukur e kësaj bote. (...) Prandaj, fjalët e para që dua t'i drejtoj çdo të krishteri të ri janë: Ai (Krishti) jeton dhe dëshiron që ti të jetosh! ".

Në nxitjen e tij apostolike pas-sinodale “Christus vivit” - “Krishti jeton”, Papa Françesku, pra, shqyrton të gjitha temat që janë më të dashura për botën e të rinjve dhe për Kishën. Nxitja apostolike “Krishti jeton” është një dokument që vjen pas Asamblesë së Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar të rinjve, i cili u mbajt në Vatikan në tetor të vitit 2018, nga e cila Asamble kishtare Papa Bergoglio merr mjaft të dhëna për përpilimin e dokumentit përfundimtar.

Për Papën Françesku është e domosdoshme që Kisha "të pranojë me përvujtëri se disa gjëra konkrete duhet të ndryshojnë dhe për arrijen e këtij qëllimi, Kisha duhet të pranojë vizionin e madje edhe kritikat e të rinjve".  

Ati i Shenjtë saktëson se "pikërisht të rinjtë mund ta ndihmojnë Kishën të mbetet e re, të mos bjerë në korrupsion, të mos ndalojë, të mos jetë krenare, të mos shndërrohet në një sekt, të jetë më e varfër, sipas porosisë së Krishtit dhe të jetë e aftë të dëshmojë, t’u qëndrojë më afër të varfërve, të mënjanuarve, njerëzve që janë të persekutuar, të nëpërkëmbur e të hedhur  nga shoqëria, për të luftuar, në anën tjetër, për drejtësi, për të lejuar veten të interpelohet me përulësi nga kërkesat e posaçme të të rinjve, të shoqërisë bashkëkohore".

Papa shton mëtej se "është e vërtetë që ne anëtarët e Kishës nuk duhet të jenë tipa të çuditshëm".  Pastaj Ati i Shenjtë Bergoglio rrëfen edhe diçka të veçantë e personale: "Kur fillova shërbimin e misionin si Papë, Zoti mi zgjeroi horizontet e më dhuroi një rini të rinovuar" .

02 prill 2019, 12:27