Papa, në Meshën e Bagmit, u dhuron meshtarëve librin e homelive
R. SH. - Vatikan
Të gjithë meshtarëve të pranishëm sot paradite në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa u dhuroi vëllimin e titulluar: “Mundi ynë është i çmuar për Jezusin. Homeli në Meshët e Bagmit”. Libri, i dalë nga Shtëpia Botuese e Vatikanit, përmbledh të gjitha homelitë e shqiptuara nga Papa në kremtimet e së Enjtes së Madhe, duke përfshirë edhe Meshën e sivjetme. Shenjë inkurajimi, kjo, për të vijuar udhën e shërbesës së tyre.
Vepra është mjet i nevojshëm reflektimi për të kuptuar simboliken e vajimit meshtarak - shpjegon Lev. “Nuk shpërndajmë vaj me shishe”- thekson Françesku. E shton: “Vajosim, duke shpërndarë vetveten, duke shpërndarë thirrjen e zemrën tonë!”.
Në libër mund të lexohen homelitë e mëposhtme: “Barinj, që u vjen era dele” - Mesha e Bagmit e 28 marsit 2013; “Të vajosur me vajin e gëzimit” - Mesha e Bagmit e 17 prillit 2014; “Mundi ynë shkon drejt e në zemër të Atit”- Mesha e Bagmit e 2 prillit 2015; “Dëshmitarë e Shërbyes të Mëshirës” - Mesha e Bagmit e 24 marsit 2016; “Kumt i gëzueshëm” - Mesha e Bagmit e vitit 2017; “Pranë popullit të Zotit” - Mesha e Bagmit e 18 prillit 2019, domethënë, e sotmja.
Në librin e dhuruar meshtarëve, të bie menjëherë në sy edhe figura e murgut plak, mbartur nga një murg i ri”, ardhur nga Manastiri i Bose-s. Simbolike, kjo figurë, për jetën e meshtarëve që lënë gjithçka, për Krishtin.