Kërko

Papa u lan këmbët të burgosurve Papa u lan këmbët të burgosurve 

Papa kremton meshën “in Coena Domini” në burgun e Veletrit

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë komunikoi sot se të enjten, më 18 prill, në orën 16.30, Papa Françesku do të shkojë në burgun e Veletrit, pranë Romës, për kremtimin e meshës “in Coena Domini” (mesha e Darkës së Mbrame).

R.SH. - Vatikan

Gjatë vizitës, Ati i Shenjtë do të takojë të burgosurit, personelin dhe policët e burgut, si edhe do të kremtojë meshën me ritin e larjes së këmbëve për 12 të burgosur. Është hera e pestë që Papa e kalon të Enjten e Madhe të Pashkëve në një burg. Dy herë të tjera, më 2014 dhe më 2016, Bergoglio ka shkuar pranë të sëmurëve dhe refugjatëve.

         “Na bën mirë të dalim nga gardhi i rrethit tonë – pati shkruar Françesku në një tweet, dy vjet më parë – sepse është tipar i Zemrës së Zotit të grafullojë nga mëshira, ta derdhë e ta përhapë dhembshurinë e saj”. Ky është çelësi për të kuptuar këto vizita të shpeshta të Papës ndër të burgosurit.

03 prill 2019, 13:38