Kërko

 Papa në takimin me korin "Ylberi" Papa në takimin me korin "Ylberi" 

Papa Korit Ylberi: me dhembshurinë tuaj, na bëtë t’i bindemi Urdhërimit IV: “Nderuam të moshuarit, kujtesën tonë”.

Kur mësova se në shtëpinë tuaj, ku strehohen njerëz të sëmurë nga Alzheimeri, ka edhe një kor që quhet “Ylberi”, falënderova Zotin!”. Me këto fjalë e përshëndeti Papa korin “Ylberi”.

R. SH. - Vatikan

Kur mësova se në shtëpinë tuaj, ku strehohen njerëz të sëmurë nga Alzheimeri, ka edhe një kor që quhet “Ylberi”, falënderova Zotin!”. Me këto fjalë e përshëndeti Papa korin “Ylberi” të shtëpisë së pushimit për të sëmurët me Alzheimer, në Bonheiden të Belgjikës, duke i pritur në audiencë sot paradite, në Sallëzën e Sallës Pali VI, para audiencës së përgjithshme:

“E falënderova, ngaqë mendoj se të këndosh së bashku është ngushëllim, mbështetje, e cila të ndihmon të shkosh përpara e ta mbartësh barrën e sëmundjes, që sigurisht ndjehet fort”- shpjegoi Françesku. - “Madje mendoj se kënga juaj bëhet edhe më e çmuar nga ligështia juaj. E, sidomos, se bashkimi i ligështive tona e pranimi reciprok i tyre, është kënga më e bukur e më e pëlqyer nga Zoti, ‘ylber’ jo përkryerjesh, por mospërkryerjesh!". Pastaj, kur pashë dirigjentin, mendova me vete: ‘Paska harruar shkopin!’. Por më pas pashë se shkopi i tij ishte dhemshuria. Faleminderit, zoti drejtues, sepse ju, duke çuar përpara gjeste dhembshurie,  i bëni të gjithë më njerëzorë. E me dhembshurinë tuaj, e edhe të të gjithëve, sot iu bindëm Urdhërimit IV: nderuam të moshuarit, që janë kujtesa jonë, por edhe simbol i kujtesës së një populli, rrënjët e atdheut tuaj e të njerëzimit tonë - pohoi Papa:

“Janë rrënjë, e të rinjtë duhet të shkojnë atje e të marrin lëngun e rrënjëve, për ta çuar përpara qytetërimin”.

03 prill 2019, 13:46