Kërko

Papa Françesku dhe kryerabini i Romës, Riccardo Di Segni Papa Françesku dhe kryerabini i Romës, Riccardo Di Segni 

Papa Françesku shkëmben urimet për Pashkë me kryerabinin e Romës

Papa Françesku shkëmben urimet për Pashkë me kryerabinin e Romës, Riccardo Di Segni. Të dyja bashkësitë, ajo katolike dhe ajo hebraike, kremtojnë Pashkët – Pesach, në hebraisht.

R.SH. - Vatikan

“Në afërsi të festës së Pesach, dëshiroj t’ju drejtoj urimet më të përzemërta e më vëllazërore juve dhe Bashkësisë Hebraike romake – shkruan Ati i Shenjtë. – Zoti i mëshirshëm ju shoqëroftë me bekimin e Tij e ju dhashtë paqe e pajtim. Duke përtërirë, në këtë rast të gëzuar, lidhjet e miqësisë dhe impenjimin për nevojtarët e shoqërisë sonë, ju siguroj se do t’ju kujtoj e ju kërkoj të vazhdoni të luteni për mua. Chag Sameach”. Me këtë frazë në hebraisht, që do të thotë “Gëzuar festën”, përfundon mesazhi i Papës Françesku.

         Kryerabini Riccardo Di Segni i përgjigjet menjëherë, duke bërë, nga ana e tij dhe e krejt bashkësisë, urimet e Pashkëve për katolikët. “Me rastin e afrimit të festës së Pashkëve, – shkruan në mesazh – falenderoj Shenjtërinë e Tij Papën Françesku dhe i kthej urimet e përzemërta për gëzim, qetësi e shëndet, për forcimin e marrëdhënieve të frytshme të miqësisë e të bashkëpunimit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja për të mirën”, përfundon kryerabini.

18 prill 2019, 14:15