Papa Françesku dhe Benedikti XVI Papa Françesku dhe Benedikti XVI 

Papa Françesku i bën vizitë Benediktit XVI për urimet e Pashkëve e të ditëlindjes

Sot pasdite, në fillim të Javës së Madhe, Papa Françesku shkoi në kuvendin “Mater Ecclesiae”, në Kopshtet e Vatikanit, për t’i bërë Benediktit XVI urimet e Pashkëve, por edhe, “me dashuri të veçantë”, ato të ditëlindjes. Nesër, Papa i nderit mbush 92 vjeç.

R.SH. - Vatikan

Në fillim të Javës së Madhe, njofton drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Alessandro Gisotti, Papa Françesku “shkoi, sot pasdite, në kuvendin Mater Ecclesiae, për t’i bërë Benediktit XVI urimet e Pashkëve”. Takimi, shpjegon Gisotti, i dha rastin Atit të Shenjtë që “me dashuri të veçantë, t’i bëjë urimet e ditëlindjes Papës së nderit, i cili, nesër, mbush 92 vjeç”.

15 prill 2019, 18:52