Kërko

Venerdì della Misericordia. Il Papa visita a sorpresa due realtà della periferia sud di Roma: la CasAmica Onlus e la comunità terapeutica riabilitativa Il Ponte e l'Albero,situata in uno dei ponti del quartiere Laurentino. Venerdì della Misericordia. Il Papa visita a sorpresa due realtà della periferia sud di Roma: la CasAmica Onlus e la comunità terapeutica riabilitativa Il Ponte e l'Albero,situata in uno dei ponti del quartiere Laurentino. 

Papa Françesku: të dielën më 7 prill viziton famullinë e Shën Julit, në dioqezën e Romës

Papa Françesku, të dielën më 7 prill do të vizitojë famullinë e Shën Julit, e cila kthehet për të kremtuar brenda Kishës së rinovuar, pas punimeve të konsolidimit.

R.SH. - Vatikan

Komuniteti i famullisë kishtare të Shën Julit, në lagjen romake Monteverde, në dioqezën e Romës, kthehet në Kishën e rinovuar dhe të konsoliduar, pas tre vjetësh që kaloi në një strukturë të përkohshme për shkak të prishjes së nënçatisë: Meshën e parë në Kishën e rinovuar, do ta kremtojë Papa Françesku, të dielën më 7 prill, i cili në fillim të kremtimit Eukaristik do të kryesojë edhe ritin e kushtimit të altarit.

Papa Bergolgio do të pritet në komunitetin e famullisë së Shën Julit rreth orës 15:45 nga Vikari  papnor për dioqezën e Romës, kardinali Angelo De Donatis, ipeshkvi ndihmës i sektorit perëndimor të dioqezës, imzot Paolo Selvadagi, famullitari i këtij komuniteti Atë Dario Fratini dhe Atë Rinaldo Guarisco, Epror i Përgjithshëm i Kanonikëve të Rregullt të Zojës së Papërlyer, të cilëve u është besuar famullia kishtare.

Para Meshës, Papa Bergoglio do të takojë grupet e ndryshme që përbëjnë bashkësinë e famullisë kishtare të shën Julit: së pari të sëmurët, pastaj grupet e ndryshme të besimtarëve që impenjohen në  veprimtaritë baritore, në jetën liturgjike, katekistike, shpirtërore e bamirëse si këshilli baritor, grupi i të rinjve, vullnetarët e Karitasit e të tjerë.

"Kemi përgatitur një dhuratë të veçantë për Papën, duke kujtuar fjalët që i tha gjatë takimit me klerin romak më 7 marsin e kaluar – njofton atë Frattini – Duam të marrim pjesë edhe ne në veprimtarinë bamirëse të Papës e të Kishës në përgjithësi. Kështu, të gjitha ofertat e këtyre të dielave të Kreshmëve do të caktohen për projektin e Caritasit Dioqezan ‘Si në qiell, kështu në rrugë' për njerëzit e pastrehë. Ne do të dorëzojmë shumën e mbledhur drejtpërdrejt në duart e Atit të Shenjtë".

01 prill 2019, 14:26