Françesku kujton Piun XII: Papa i parë, që kumtoi, në Tv, Krishtin e Ngjallur

Shtatëdhjetë vjet më parë, të Dielën e Pashkëve, një Papë fliste për herë të parë në televizion: ishte Piu XII. I drejtohej teleshikuesve në gjuhën frënge. E kujtoi sot Françesku, në bekimin Urbi et Orbi- Romës e Botës.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të bekimit Urbi et Orbi, duke përshëndetur besimtarët e mbarë botës, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit për kremtimin e Ngjalljes së Krishtit, Françesku kujtoi edhe të gjithë ata, që e ndiqnin përmes televizonit, radios dhe mjeteve të tjera të komunikimit: me këtë rast, u rikthye me kujtime në Pashkët e Vitit 1949, shtatëdhjetë vjet më parë, kur një Papë  pati folur për herë të parë në televizion.

I Nderuari Piu XII u drejtohej teleshikuesve të Tv francez, duke u ndaluar posaçërisht tek çasti, kur sytë e pasardhësit të Shën Pjetrit dhe të besimtarëve mundën të takoheshin edhe përmes një mjeti të ri komunikimi. Me këtë rast - kujtoi Françesku - e inkurajoj bashkësinë e krishterë t’i përdorë të gjitha mjetet, që vë në dipozicion teknika, për të kumtuar lajmin e mirë të Krishtit të Ngjallur!

 

21 prill 2019, 14:00