2019.04.19 Via Crucis 2019.04.19 Via Crucis 

Papa: nё Kryqin e Jezusit tё gjitha kryqet e njerёzimit

Në përfundim të Udhës së Kryqit, kremtuar në Koloseum, Papa iu drejtua të Kryqëzuarit me një lutje të përgjëruar, duke vënë te këmbët e Kryqit, të gjitha dhimbjet e botës.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, nё përfundim tё Udhës sё Kryqit, kremtuar sonte pranё amfiteatrit romak, Koloseumi, nё Romё, iu drejtua Jezu Krishtit tё Kryqёzuar me njё lutje tё përgjëruar, duke vёnё te kёmbёt e Kryqit tё Tij, tё gjitha dhimbjet e njerёzimit tё botёs mbarё.

Papa Françesku solli përpara kryqit të Krishtit, këtë tё Premte tё Shenjtё tё Pashkёve, kryqet e njerёzimit bashkёkohor, kryqet e tё uriturve, tё brakisturve, tё mirgrantёve, tё vegjëlve, tё njerёzimit, qё rravgon nё errёsirёn e pasigurisë", por edhe realitetin e një Kishe, e cila vuan nga sulmet që nuk arrijnë vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Pra, vuajtjet e njerёzimit mbarё, u renditen nё lutjen e  Papёs Françesku nё pёrfundim tё Udhёs sё Kryqit pranё Koloseum-it.

Ja fjalёt e Papёs shqiptuar nё mbarim tё Udhёs sё Kryqit, tё Premten e Pashkёve 2019

O Zot Jezus, ndihmona tё shikojmё, nё Kryqin tёnd, tё gjitha kryqet e botёs;

kryqin e njerёzve tё uritur pёr bukё e dashuri;

kryqin e tё vetmuarve, tё braktisur nga bijtё e edhe nga familjarёt;

kryqin e njerёzve, qё u mungon ngushёllimi i fesё;

kryqin e pleqve, qё zvarriten nёn barrën e viteve tё vetmisё;

kryqin e migrantёve, qё i gjejnё portat e mbyllura pёr shkak tё frikёs e zemrave tё blinduara nga llogaritё e politikës;

kryqin e tё vegjëlve, tё plagosur nё pafajësinë e pastrinё e tyre;

kryqin e njerёzimit, qё rravgon nё errёsirёn e pasigurisë e nё mjegullën e kulturёs sё çastit;

kryqin e familjeve tё ndara nga tradhtia, nga joshja e djallit, mendjelehtësia vrasёse, egoizmi;

kryqin e tё shuguruarve, qё kёrkojnё, pa u lodhur, ta çojnё dritёn tёnde, e ndjehen tё refuzuar, tё pёrqeshur, tё pёrbuzur;

kryqin e bijve tё tu, qё, duke besuar nё Ty e duke u pёrpjekur tё jetojnё sipas Fjalёs sate, ndjehen tё pёrjashtuar e tё papranuar nga miqtё, shokёt, familjarёt;

kryqin e ligështive tona, tё hipokrizive tona, tё tradhtive tona, tё mёkateve tona e premtimeve tona tё panumёrta, qё s’dua, t’i mbajmё;

kryqin e Kishёs sate e cila, besnike ndaj Ungjillit, duhet tё mundohet shumё pёr t’ua çuar dashurinё tёnde deri tё pagёzuarve;

kryqin e Kishёs, Nuses sate, qё ndjehet vazhdimisht e rrethuar nga brenda e nga jashtё;

kryqin e shtёpisё sonё tё pёrbashkёt, qё fishket para syve tanё egoistё, tё verbuar nga lakmia e nga pushteti;

O Zot Jezus, ndize nё shpirtin tonё shpresёn e ringjalljes e tё fitores Sate përfundimtare mbi çdo mbrapshti e çdo mort!

Amen!

19 prill 2019, 17:33