Kërko

Gjatë marsit, Papa na fton të lutemi për njohjen e të drejtave të të krishterëve të persekutuar

Të lutemi “për të krishterët që persekutohen, kudo në botë, vetëm pse flasin të vërtetën dhe ia kumtojnë Jezu Krishtin kësaj shoqërie” dhe “për njohjen e të drejtave të bashkësive të krishtera”: ky pra është qëllimi apo nijeti i lutjes së Atit të Shenjtë Françeskut për muajin mars e për çka i kërkon të gjithë besimtarëve t’i lutën Zotit në mënyrë të posaçme në uratë e tyre të përditshme.

R.SH. - Vatikan

Të lutemi “për të krishterët që persekutohen, kudo në botë, vetëm pse flasin të vërtetën dhe ia kumtojnë Jezu Krishtin kësaj shoqërie”, si dhe “për njohjen e të drejtave të bashkësive të krishtera”: ky pra është qëllimi apo nijeti i lutjes së Atit të Shenjtë Françeskut për muajin mars, për çka u kërkon të gjithë besimtarëve t’i lutën Zotit në mënyrë të posaçme në uratë e tyre të përditshme. 

Në një videomezah Papa Françesku, kërkon që nijeti i lutjes për muajin mars të bëhet posaçërisht për njohjen e të drejtave të bashkësive të krishtera.

"Ndoshta do të duket e vështirë të besohet, por sot ka më shumë martirë sesa në shekujt e parë. Persekutohen vetëm pse flasin të vërtetën dhe ia kumtojnë Jezu Krishtin kësaj shoqërie. Persekutimi i të krishterëve ndodh sidomos aty ku liria fetare nuk është e garantuar. Por edhe në vendet që në teori dhe në letër mbrojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut. T’i lutemi, pra, Zotit për bashkësitë e krishtera, veçanërisht, për ata që përndiqen, persekutohen, pse e ndiejnë afërsinë e Krishtit dhe që t’u njihen të drejtat e tyre" .

Liria fetare e rrezikuar në 38 shtete

Sipas raportit të fundit botuar nga Fondacioni Papnor "Ndihma për Kishën në Nevojë", janë 38 shtete në të cilat regjistrohen shkelje serioze ose ekstreme të lirisë fetare. Por drama e persekutimit, vëren Papa Françesku, zbatohet jo vetëm aty ku kjo e drejtë themelore nuk është e garantuar, por edhe në ato vende "të cilat në teori dhe në letër mbrojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut". Urrejtjen, në rritje, ndaj të krishterëve, e ushqen në veçanti, përhapja e grupeve ekstremiste nacionaliste dhe ajo e lëvizjeve fundamentaliste islamike.

05 mars 2019, 14:51