Kërko

2018.10.29 scholas 2018.10.29 scholas 

Papa: viziton të enjten selinë e Scholas Occurrentes në Romë

Gjatë kësaj vizite Papa do të nisë një projekt ndërkombëtar për paqe, do të flasë në videokoferencë me studentët

R.SH. - Vatikan

Të enjten e ardhshme, më 21 mars, në orën 16:00, Papa Françesku do të shkojë në selinë e Vatikanit të Scholas Occurrentes, në Palazzo San Calisto, në Romë, për të filluar projektin ndërkombëtar "Planifikimi për paqe", së bashku me ekspertë të informatikës.

"Objektivi i iniciativës - lexohen në një deklaratë të Scholas, që është një fondacion për arsimin mbështetur nga Papa - është që t’u mundësojë miliona fëmijëve të mësojnë, gjatë vitit, të planifikojnë (programojnë) me një perspektivë etike duke u angazhuar për kërkimin e paqes".

Në të njëjtën kohë, si ndodhi në raste të tjera, Papa do të dialogojë në videokonferencë me të rinjtë e zyrave të reja të Scholas Occurrentes. Së fundi, Ati i Shenjtë do të takohet me studentët që kanë marrë pjesë në programet sportive, artistike dhe teknologjike.

18 mars 2019, 19:13