Kërko

Vatican News
2019.03.20 Udienza Generale 2019.03.20 Udienza Generale  (Vatican Media)

Papa: urata Ati ynë është lutje luftarake, Zoti e do të mirën tonë

"Duke u lutur ‘u bëftë vullnesa jote', nuk jemi të ftuar të përkulim kokën në mënyrë servile, si të ishim skllevër, jo! Në të vërtetë, 'Ati ynë' është lutje e bijve, të cilët e njohin zemrën e babait (atit) të tyre dhe janë të sigurtë për planin e tij të dashurisë" që ka për ta, kështu tha Papa Françesku në audiencën e përgjithshme, mbajtur sot paradite në Vatikan

R.SH. - Vatikan

"Duke u lutur ‘u bëftë vullnesa jote', nuk jemi të ftuar të përkulim kokën në mënyrë servile, si të ishim skllevër, jo! Në të vërtetë, 'Ati ynë' është lutje e bijve, të cilët e njohin zemrën e babait (atit) të tyre dhe janë të sigurtë për planin e tij të dashurisë" që ka për ta, kështu tha Papa Françesku në audiencën e përgjithshme, mbajtur sot paradite në Vatikan e, duke vazhduar ciklin e katekezmit mbi uratën 'Ati ynë', të cilin sot ia kushtoi thirrjes së të tretë të kësaj urate: "U bëftë vullnesa jote”.

"Mjerë ne nëse, duke i shqiptuar këto fjalë, i mbledhim supet në një shenjë dorëzimi përpara një fati që na pengon e shkakton neveri dhe nuk  arrijmë ta ndryshojmë –vërejti Papa Françesku -.Përkundrazi, ‘Atë ynë’ është një lutje guximtare, lutje plot besim në Zotin që për ne dëshiron të mirën, jetën, shpëtimin"." Një lutje e guximshme, edhe luftarake, sepse në botë ka shumë, shumë realitete që nuk janë në përputhje me planin e Hyjit", vazhdoi Papa.

"Të gjithë i njohim vështirësitë - shtoi Ati i Shenjtë – duke parafrazuar Isainë profet, e prandaj mund të themi: 'Këtu, o Atë, ka luftë, shpërdorime të pushtetit, shfrytëzime; por ne e dimë se Ti  e do të mirën tonë, prandaj të drejtohemi me lutjen: ‘u bëftë vullnesa jote'! Zoti, i përmbys planet e botës, i shndërron shpatat në plugje dhe shtiza në drapërinj; që askush më të mos e ushtrojë artin e luftës! "Zoti e do paqen".

20 mars 2019, 11:07