Kërko

 Hiri i së Mërkurës, që hap periudhën e Kreshëmve Hiri i së Mërkurës, që hap periudhën e Kreshëmve 

Papa u kujton besimtarëve fillimin e Kreshmëve

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa u kujtoi besimtarëve se sot, me të Mërkurën e Përhime, nisi koha pendestare e Kreshmëve.

R. SH. - Vatikan

Gjatë përshëndetjeve drejtuar besimtarëve, Papa Françesku kujtoi se me të Mërkurën e sotme, që njihet si e Mërkura e Përhime, nisi udha kreshmore:

“Riti i përhimjes mbi kokë - shpjegoi, duke iu drejtuar shtegtarëve të gjuhës polake - na ndihmon të kuptojmë se jemi të përkohshëm mbi dhe, nevojtarë për pendesë, agjërim, heqje dorë nga gjithçka, që na largon nga Zoti”.

E, më pas, një urim për të gjithë:

“I uroj secilit nga ju ta jetojë këtë kohë me shpirt të vërtetë pendestar e me dëshirën për të bërë kthesë të njëmendtë, si kthim tek Ati, që na pret të gjithëve me krahë hapur, për të na pranuar në bashkim më të ngushtë me Të”.

 

06 mars 2019, 13:37