Cerca

Vatican News

Papa, pranë të përmbyturve në Mozambik, Zimbabve e Malavi

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa u shprehu afërsinë popullsive të rajoneve afrikane të përmbytura nga cikloni Idai, i cili la pas 200 të vdekur, bilanc që mund të shtohet akoma, e shumë rrënoja.

R. SH. - Vatikan

Dhimbje e afërsi: këto, ndjenjat e shprehura nga Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, për popullsitë e dëmtuara nga cikloni Idai, që përmbyti zona të tëra ndërmjet Mozambikut, Zimbabves e Malavit.

Kjo, thirrja e Atit të Shenjtë

“Këto ditë, përmbytje të mëdha mbollën vdekje e shkatërrime në disa zona të Mozambikut, të Zimbaves e të Malavit. Këtyre popullsive të dashura u shpreh dhimbjen dhe afërsinë time. Ia besoj viktimat e shumta  dhe familjet e tyre mëshirës së Zotit e lutem që të dëmtuarve nga kjo fatkeqësi e rëndë të mos u mungojë ngushëllimi e  ndihma”.

Sidomos ndihma - nënvizoi Papa - duke pasur parasysh se këtyre njerëzve u mungojnë edhe gjërat më të domosdoshme për jetesë. E  duhet t’u bëjnë ballë edhe epidemive të cilat, në këto raste, janë rreziku më i madh. Kishat po të gjitha përpjekjet ta parandalojnë këtë rrezik e edhe ta përballojnë.

20 mars 2019, 14:16