Kërko

 Fillimi i Ushtrimeve Shpirtërore Fillimi i Ushtrimeve Shpirtërore 

Papa Françesku në Ariccia për javën e Ushtrimeve Shpirtërore

Sot pasdite në orën 16.00 Françesku, së bashku me kardinajtë e ipeshkvijtë e Kuries Romake, u nis për në Ariccia. Tani ndodhet në Shtëpinë e Mësuesit Hyjnor, ku do të mbahen Ushtrimet Shpirtërore, predikuar nga murgu benediktin Bernardo Francesco Maria Gianni, abat i abacisë të San Miniato al Monte, të Firences.

R. SH. - Vatikan

“Kërkoj nga të gjithë një kujtim në lutje, për mua e për bashkëpunëtorët e mi të Kuries Romake, që sonte fillojmë Javën e Ushtrimeve Shpirtërore”. Ky, tweet-i i sotëm, që lexojmë në faqen papnore të internetit @Pontifex, për të kujtuar angazhimin e kësaj jave pranë Shtëpisë së Mësuesit Hyjnor, në Castelli Romani.

Ndërpriten të gjitha audiencat

Si zakonisht, Papa Françesku, së bashku me kardinajtë e ipeshkvijtë e Kuries Romake, u nis sot, e Diela e parë e Kreshmëve, për të arritur në qytetin lacial, ku do të qëndrojë deri më 15 mars. Gjatë javës do të ndërpriten të gjitha audiencat, duke përfshirë edhe audiencën e përgjithshme të së mërkurës, ditë e përvjetorit të zgjedhjes së Papës Bergoglio në fronin e Shën Pjetrit (13 mars 2013). Në orën 18.00, filloi predikimi i parë i abatit Bernardo Francesco Maria Gianni, rregulltar i abacisë së Shën Miniatit al Monte të Firences. Tema kryesore është “Qyteti i dëshirave të zjarrta. Për vështrime e gjeste Pashkësh në jetën e botës”.   

Ushtrimet e Kreshmëve: dy meditime në ditë

Nga e hëna - deri të enjten, do të ketë dy meditime në ditë, një paradite, në orën 10.00 e një pasdite, në 16.30. Të premten, më 15 mars, do të ketë vetëm një meditim, paradite. Si zakonisht, Ushtrimet nisën të Dielën e parë të Kreshmëve, në orën 18.00. Nga e hëna, deri të enjten do të ketë dy meditime në ditë: një paradite, në orën 10.00 e një pasdite, në 16.30. Të premten, më 15 mars, do të ketë vetëm një meditim, paradite. Pastaj, rikthimi në Vatikan. Ushtrimet shpirtërore do të nisin çdo ditë me Meshën e do të përfundojnë me mbrëmësoren dhe adhurimin eukaristik.

Temat e meditimeve do të jenë: “Jemi këtu për këtë” (hyrja e sotme, mbështetur mbi një poezi të Mario Luzi-t); “Ëndrra e la Pirës” dhe “Jemi këtu për të rindezur zjarrin me frymën tonë”(e hënë); “E sotmja e turpit, e gjakut, e indiferencës” dhe “A kujtoni?” (e marte); “Dëshirat e zjarrta” dhe “Flamujtë e tij të paqes dhe të miqësisë (e mërkurë); “T’i shtrëngojmë duart” dhe “Nata u mbush me yje”(e enjte); “Qyteti i vendosur mbi mal”(përfundimi, të premten).

10 mars 2019, 17:41