Kërko

2019.03.30 Viaggio Apostolico Marocco 2019 2019.03.30 Viaggio Apostolico Marocco 2019 

Sot, dita e fundit e udhëtimit të Papës në Marok; takon bashkësinë katolike dhe kremton meshën

Dita e dytë dhe e fundit e udhëtimit të Papёs Bergoglio në Marok, sot, do t'i dedikohet krejtësisht komunitetit të vogël por të gjallë lokal katolik. “Është themelore, në se duam të marrim pjesë në ndërtimin e një shoqërie të hapur kultura e dialogut, bashkëpunimi.

R.SH. - Vatikan

Dita e dytë dhe e fundit e udhëtimit të Papёs Bergoglio në Marok, sot, do t'i dedikohet krejtësisht komunitetit të vogël por të gjallë lokal katolik.

Në orën 9.30 para dite, Papa Françesku do të vizitojnë qendrën rurale të shërbimeve sociale Témara, në periferi të kryeqytetit, që drejtohet nga Motrat Bijat e Bamirësisë.

Në 10.35, në Katedralen e Rabatit, Papa do t’u fol meshtarëve, rregulltarëve, rregulltareve, personave të përkushtuar dhe anëtarëve të Këshillit Ekumenik të Kishave.

Pas drekës me delegacionin përcjellës dhe ipeshkvijtë e Marokut, në ora 14.45 Papa Françeskut do të kremtojë Meshën në qendrën sportive Prince Moulay Abdellah.

Përshëndetja e largimi nga Maroku do të mbahet në ora 17.00, gjithnjë në aeroportin e Rabat-Salé, dhe në ora 17.15 nisja për Romë-Ciampino, ku avioni papnor do të mbërrijë në  ora 21.30.

Mes shumё mesazheve, tejet i rёndёsishёm ai qё Papa Françesku nёnvizoi, dje nё ditёn e parё tё vizitёs nё Marok, duke cituar Dokumentin mbi Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar në Abu Dabi. Papa bëri edhe njё herё thirrje për solidaritetin ndërmjet feve e besimtarëve, kundër fanatizmit e fundamentalizmit, duke e mbështetur çdo lloj veprimtarie mbi vlerat e përbashkëta:

“Është themelore, në se duam të marrim pjesë në ndërtimin e një shoqërie të hapur, pluraliste, solidare, të zhvillohet vazhdimisht e pa asnjë lëkundje kultura e dialogut, parë si rrugë që duhet përshkuar; bashkëpunimi, si sjellje; njohja reciproke, si metodë e kriter”.

31 mars 2019, 10:06