Kërko

Papa Françesku nënshkruan në Loreto, Nxitjen Apostolike "Christus vivit" Papa Françesku nënshkruan në Loreto, Nxitjen Apostolike "Christus vivit" 

Nxitja Apostolike, nënshkruar nga Papa në Loreto, do të publikohet më 2 prill

Nxitja Apostolike pas-sinodale “Christus vivit”, kushtuar të rinjve, do të publikohet më 2 prill. Sot, gjatë vizitës në Loreto të Italisë, Papa Françesku e nënshkroi në përfundim të meshës së kremtuar në Shtëpinë Shenjte, ku ka banuar Zoja. Kujtojmë se muret e saj janë transportuar në Loreto nga Nazareti, në shekullin XIII. Njoftimin e dha drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti.
25 mars 2019, 16:33