Cerca

Vatican News
 Pamja pas aksidentit Pamja pas aksidentit  (AFP or licensors)

Ngushëllimet e Papës për viktimat e aksidentit ajror në Etiopi.

Papa Françesku dërgon një telegram ngushëllimi, nënshkruar nga Sekretari i Shetit, kardinali Pietro Parolin, për viktimat e aksidentit ajror në Etiopi.

R. SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërgon një telegram ngushëllimi, në emër të Papës, për viktimat e aksidentit ajror, që ndodhi dje, në Etiopi, me pasojë, 157 të vdekur.

Pasi mori lajmin e hidhur të aksidentit ajror të Ethiopina Airlines, që shkaktoi vdekjen e 157 personave - shkruhet në telegram -  Françesku lutet për të vdekurit, nga vende të ndryshme dhe ia porosit shpirtin e tyre mëshirës së Zotit të Gjithëpushtetshëm. Papa u dërgon ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre dhe lutet që Zoti t’u japë forcë të gjithë atyre, që janë në zi, për këtë humbje kaq tragjike.

 

11 mars 2019, 13:39