Lule, pas atentatit në shkollën Raul Brasil të San Paolos, Brazil Lule, pas atentatit në shkollën Raul Brasil të San Paolos, Brazil 

Ngushëllimet dhe lutja e Papës për viktimat e masakrës në Brazil

Telegram ngushëllimi i Papës për viktimat e masakrës së 13 marsit në Brazil, gjatë së cilës humbën jetën 8 vetë. Ndër ta, edhe pesë nxënës të moshës nga 15 deri 17 vjeç, dy mësues dhe xhaxhai i njërit prej vrasësve. Dy atentatorët, ish-shokë studimesh, vranë veten.

R.SH. - Vatikan

Në një telegram për ipeshkvin e Mogi das Cruzes, imzot Pedro Luiz Stringhini, Papa Françesku shpreh trishtimin e tij të thellë, solidaritetin dhe ngushëllimin shpirtëror për familjet e prekura nga ky “sulm i çmendur” në shkollën Raul Brasil të Suzanos, në brendësi të shtetit San Paolo. Para kësaj “tragjedie të neveritshme”, Papa fton të promovohet “kultura e paqes, përmes faljes, drejtësisë dhe dashurisë vëllazërore, siç na mëson Krishti”. Ati i Shenjtë lutet për shërimin e të plagosurve dhe u jep të gjithëve bekimin apostolik. Telegrami, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, u lexua në fund të funeralit të disa prej viktimave, kremtuar në Suzano dje pasdite.

15 mars 2019, 14:48